Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të veprave penale“Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, rruga“Ilir Konushevci”, në Ferizaj, me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion nga neni 235 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit, në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofroj shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 paragrafi 1 të KPRK-së.”

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartcekura./Periskopi/

Të ngjashme
Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

0:000:00