Muhamet Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV

Muhamet Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, duke shtuar se, të njëjtin, SHBA’ja do e fillojë me Serbinë këtë javë.

Hamiti në postimin e tij ka shtuar edhe se ‘’në këtë derexhe ka rënë Kosova pas ardhjes në pushtet të koalicionit të Vetëvendosjes me moton “Krejt dhe drejt” më 2021’’.


Postimi i plotë:

Kosovës iu pezulllua Dialogu Strategjik me SHBA-të vitin e kaluar, Serbia po e nis tash

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën në mesin e shtatorit të vitit 2025.

Ndërkohë, këtë javë po filluaka dialogu strategjik i SHBA-ve me Serbinë.

Le të kujtojmë se çka thoshin SHBA-të kur e pezulluan këtë dialog me Kosovën:

“Veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. Më tej, “fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së SHBA-vë në Prishtinë.

Vitin e kaluar, kur u pezullua dialogu, Presidente e Kosovës ishte Vjosa Osmani, kryeministër në detyrë Albin Kurti.

Tash, sërish, kryeministër në detyrë i Kosovës është Albin Kurti, ndërsa ushtruese e detyës së Presidentit, kolegia e tij nga Vetëvendosja (VV), Albulena Haxhiu. VV-ja po e mban pushtetin absolut, “krejt dhe drejt”.

Më tej, deputeti Albin Kurti vazhdon ta mbajë edhe detyrën e kryeministrit në detyrë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk i lejon deputetit/es të mbajë pozitë ekzekutive. Po kështu edhe shumë të tjerë nga Qeveria aktuale e Vetëvendosjes.

Në vitet 2025-2026, Albin Kurti e ka drejtuar Qeverinë e vet efektivisht pa mbikëqyrje parlamentare.

Në këtë derexhe ka rënë Kosova pas ardhjes në pushtet të koalicionit të Vetëvendosjes me moton “Krejt dhe drejt” më 2021./Periskopi/

Të ngjashme
Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet

Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet

A keni pronë të dhënë me qira apo Airbnb? ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

A keni pronë të dhënë me qira apo Airbnb? ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Skandal në Senegal: Pas 10 vitesh zbulohet se mjeku i kombëtares ishte gjinekolog

Skandal në Senegal: Pas 10 vitesh zbulohet se mjeku i kombëtares ishte gjinekolog

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

Si u bënë Lionel Messi dhe Argjentina keqbërësit më të mëdhenj të Kupës së Botës në internet

Si u bënë Lionel Messi dhe Argjentina keqbërësit më të mëdhenj të Kupës së Botës në internet

NYT: Mossadi planifikoi ta rikthente Ahmadinejadin në krye të Iranit

NYT: Mossadi planifikoi ta rikthente Ahmadinejadin në krye të Iranit

Ambasadori Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Ambasadori Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren: Inspektorati i Punës sqaron se viktima nuk ishte punëtor, por vëllai i pronarit

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren: Inspektorati i Punës sqaron se viktima nuk ishte punëtor, por vëllai i pronarit

Vajza e ish-deputetit Visar Korenicës po përballet me një sëmundje të rëndë, familja apelon për ndihmë

Vajza e ish-deputetit Visar Korenicës po përballet me një sëmundje të rëndë, familja apelon për ndihmë

Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Franca dhe Spanja kërkojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Botërorit 2026

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

0:000:00