A keni pronë të dhënë me qira apo Airbnb? ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

A keni pronë të dhënë me qira apo Airbnb? ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, duke përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

ATK-ja thekson se në kuadër të aktiviteteve të saj për identifikimin e ekonomisë joformale, ka analizuar të dhënat dhe informacionet që disponon dhe ka konstatuar se një numër personash kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e pronave, por nuk janë regjistruar në ATK, nuk kanë deklaruar këto të ardhura dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre tatimore.

Për këtë arsye, ATK-ja u bën thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave dhe që ende nuk i kanë deklaruar ato, që sa më parë t’i përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre tatimore, duke:

U pajisur me Numër Fiskal pranë ATK-së, nëse nuk janë të regjistruar;

Deklaruar të ardhurat e realizuara; dhe

Paguar detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

ATK-ja rikujton se disponon informacione, të dhëna dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave.

Nëse këta persona nuk përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre, ATK-ja do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë:

Regjistrimin sipas detyrës zyrtare, kur plotësohen kushtet ligjore;

Vlerësimin e detyrimeve tatimore bazuar në informacionet, të dhënat dhe provat që disponon;

Ngarkimin e interesave dhe gjobave; si dhe

Ndërmarrjen e masave të tjera administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni tatimor.

ATK-ja thekson se mbetet e përkushtuar në promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Tutje bëhet e ditur se për informata shtesë lidhur me regjistrimin, deklarimin dhe pagesën e tatimeve, tatimpaguesit mund të kontaktojnë Administratën Tatimore të Kosovës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të vizitojnë zyrat më të afërta të ATK-së./Periskopi/



Të ngjashme
Kadrijaj: S’jemi të interesuar për partneritet me LVV-në

Kadrijaj: S’jemi të interesuar për partneritet me LVV-në

Mblidhen 30 mijë euro për shërimin e vogëlushes Urtina Korenica, fushata vazhdon për arritjen e qëllimit final

Mblidhen 30 mijë euro për shërimin e vogëlushes Urtina Korenica, fushata vazhdon për arritjen e qëllimit final

Pas reagimeve për kushtet në Pediatri, nisin të largohen shtretërit e dëmtuar

Pas reagimeve për kushtet në Pediatri, nisin të largohen shtretërit e dëmtuar

Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet

Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet

Skandal në Senegal: Pas 10 vitesh zbulohet se mjeku i kombëtares ishte gjinekolog

Skandal në Senegal: Pas 10 vitesh zbulohet se mjeku i kombëtares ishte gjinekolog

Muhamet Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV

Muhamet Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking

Si u bënë Lionel Messi dhe Argjentina keqbërësit më të mëdhenj të Kupës së Botës në internet

Si u bënë Lionel Messi dhe Argjentina keqbërësit më të mëdhenj të Kupës së Botës në internet

NYT: Mossadi planifikoi ta rikthente Ahmadinejadin në krye të Iranit

NYT: Mossadi planifikoi ta rikthente Ahmadinejadin në krye të Iranit

Ambasadori Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Ambasadori Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren: Inspektorati i Punës sqaron se viktima nuk ishte punëtor, por vëllai i pronarit

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren: Inspektorati i Punës sqaron se viktima nuk ishte punëtor, por vëllai i pronarit

0:000:00