Ministria pas takimit të Mujës me fermerët: Konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë

Ministria pas takimit të Mujës me fermerët: Konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar lidhur protestat e fermerëve të sektorit të qumështit pas mbylljes së Qumështores “Vita”. Fermerët i takuan me ministrin Armend Muja

Ministria tha se e respekton të drejtën e tyre për reagim, por se masat e ndërmarra nuk i targetojnë prodhuesit primarë.

Sipas Ministrisë, fermerët mbeten partner kyç në zinxhirin e furnizimit dhe nuk janë subjekt i procedurave administrative që po zhvillohen ndaj operatorëve të biznesit ushqimor.

Në komunikatë theksohet se veprimet institucionale lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, respektimin e standardeve dhe funksionimin e tregut sipas ligjit.


Komunikata e plotë:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural respekton të drejtën e fermerëve për të protestuar dhe e kupton shqetësimin e tyre për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit dhe uljen e çmimit të tij. Fermerët janë baza e prodhimit vendor dhe partneri më i rëndësishëm i institucioneve në garantimin e sigurisë ushqimore të vendit.

Është me rëndësi të theksohet se fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që janë duke u zhvilluar. Këto procedura kanë të bëjnë ekskluzivisht me respektimin e detyrimeve ligjore nga operatorët e biznesit me ushqim dhe nuk cenojnë punën apo kontributin e fermerëve.

Ministria është duke punuar me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe me përfaqësuesit e sektorit për të siguruar që grumbullimi i qumështit të freskët të vazhdojë dhe që fermerët të mos pësojnë dëme ekonomike si pasojë e veprimeve apo vendimeve të operatorëve ekonomikë.

Veprimet e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit. Ato janë masa për forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët që veprojnë në treg.Respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një domosdoshmëri ekonomike. Cilësia e produkteve, gjurmueshmëria e lëndëve të para, deklarimi i saktë i përbërjes së produkteve dhe etiketimi transparent janë baza mbi të cilën ndërtohet besimi i konsumatorit dhe konkurrueshmëria e prodhimit vendor.Për këtë arsye, Ministria ka forcuar kontrollet zyrtare në kufi dhe në treg, ka intensifikuar analizat laboratorike dhe ka vendosur raportimin e detyrueshëm për lëndët e para që përdoren në sektorin e qumështit. Këto masa zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjithë operatorët dhe kanë për qëllim që çdo produkt të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.Kur produktet prodhohen dhe tregtohen sipas rregullave, mbrohet konsumatori, mbrohet fermeri dhe mbrohet konkurrenca e ndershme.

Në të kundërtën, mosrespektimi i standardeve mund të dëmtojë besimin në treg, të krijojë konkurrencë të padrejtë ndaj prodhuesve që respektojnë ligjin dhe të ushtrojë presion mbi prodhimin vendor.

Fermerët kanë të drejtë të presin që qumështi i tyre të vlerësohet drejt dhe të mos zëvendësohet në mënyrë të padrejtë nga alternativa që nuk deklarohen apo nuk përdoren sipas kërkesave ligjore.

Po ashtu, konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë.Ministria mbetet e përkushtuar për të mbrojtur interesin publik, për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë dhe për të mbështetur një sektor të qumështit që është i qëndrueshëm, transparent dhe konkurrues. Procedurat administrative do të vazhdojnë në bazë të ligjit dhe provave, pa u ndikuar nga asnjë presion, ndërsa institucionet do të vazhdojnë të punojnë për të garantuar që fermerët të mos bartin pasojat.

Ministria u bën thirrje të gjithë operatorëve të sektorit që të respektojnë detyrimet ligjore, të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse dhe të kontribuojnë në një zgjidhje që mbron njëkohësisht fermerët, konsumatorët, industrinë përpunuese dhe prodhimin vendor. Vetëm përmes ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë së përbashkët mund të ndërtohet një sektor i qumështit që gëzon besimin e qytetarëve dhe krijon perspektivë afatgjatë për të gjithë pjesëmarrësit në zinxhirin e vlerës./ Periskopi/

Të ngjashme
Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze

Presidenti i FIFA-s sqaron bisedën me Trumpin për kartonin e kuq të Balogun

Presidenti i FIFA-s sqaron bisedën me Trumpin për kartonin e kuq të Balogun

Pacolli: Gjykata e Tiranës hoqi masat kufizuese ndaj VIA-s, synojmë hapjen sa më parë të aeroportit

Pacolli: Gjykata e Tiranës hoqi masat kufizuese ndaj VIA-s, synojmë hapjen sa më parë të aeroportit

Hamasi thotë se do të shpërbëjë qeverinë e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi thotë se do të shpërbëjë qeverinë e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

14-vjeçarja në Britani gjendet e vrarë me thikë, akuzohet bashkëmoshatari i saj

14-vjeçarja në Britani gjendet e vrarë me thikë, akuzohet bashkëmoshatari i saj

Dy të arrestuar në Podujevë, kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi

Dy të arrestuar në Podujevë, kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi

Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës

Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet t’i publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Zjarr në Shijak, tymi pushton autostradën Tiranë-Durrës

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Serwer pas vizitës në Kosovë: Kurti mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

Sulmi i fundit rus vrau 20 persona në Ukrainë, Kievi hakmerret dhe shënjestron rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

0:000:00