Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit.
Spanja dhe Argjentina, vihen përballë njëra-tjetrës në New Jersey për të marrë titullin kampion bote.
Një nga yjet e kampionëve në fuqi ishte Lionel Messi, i cili çmendi të gjithë me performancat e tij ndonëse është vetëm 39-vjeçar.
Para kësaj finale, Messi iu drejtua me një mesazh të gjithë tifozëve argjentinas.
“Gjëja më e bukur në të gjitha këto vite nuk ishte kurrë thjesht titujt, por e gjithë rrugëtimi. Të ndash jetën ditë pas dite me këtë grup, të garosh së bashku, të ngrihesh në momente të vështira dhe të shijosh çdo hap. Faleminderit secilit prej shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë Kombëtare si një familje. Çfarëdo që të ndodhë nesër, ky grup tashmë ka shkruar një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk do të mund ta fshijë. Forca Argjentina”, ishin fjalët e Messit.
Finalja e sotme do të luhet në orën 21:00, në “MetLife Stadium”.











