25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull, i moshës 25 vjeçar ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë.
Më pas, rreth orës 13:00, i dyshuari ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por nuk ka pësuar lëndime, vijon policia.
Sipas policisë, i dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundon njoftimi./Periskopi/











