Kandiq i reagon Paunoviqit për deklaratën skandaloze: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka thënë se deklarata e ministres serbe të pushtetit lokal, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik të shqiptarëve, nuk është një qëndrim i kësaj të fundit për të kaluarën, por një porosi se kjo ideologji nuk është harruar ende.

Për më tepër, ajo ia ka kujtuar pjesëtares së qeverisë së Serbisë se ajo personalisht është nga Peja dhe duke qenë kështu, është në dijeni se në këtë qytet, forcat e Sllobodan Millosheviqit kanë kryer shumë krime kundër shqiptarëve.

“Ministrja Paunoviq është nga Peja. Ajo e di mirë se më 27 mars 1999, policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga Peja, ku qytetarët u detyruan të largoheshin në kolona këmbësorësh drejt Malit të Zi, ndërsa me autobusë u deportuan drejt Shqipërisë”, ka shkruar Kandiq në platformën X.

”Po ashtu, ajo është në dijeni të krimeve të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, ku civilë u vranë dhe trupat e tyre u dogjën”, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.

Pavarësisht kësaj, Paunoviq, sipas Kandiq, e “paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që, sipas saj, ai nuk është zbatuar në vitin 1998’.

“Fjalët e saj nuk i shoh si një reflektim për të kaluarën, por si një mesazh se kjo ideologji nuk është braktisur”, ka shkruar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare./Periskopi

Të ngjashme
Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Irani synon bazat ushtarake ndërsa SHBA-të nisin një valë sulmesh

Veseli kërkon lirim të përkohshëm, Prokuroria e Hagës: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Nënshkrimet e dorëzuara për shkarkimin e Abdixhikut: Mblidhet LDK’ja

Ministria e Sportit ndan 400 mijë€ për bileta avioni, dy ofertat dolën identike deri në centa

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook

Zhduket një 55 vjeçar në Gjakovë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye

Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

0:000:00