Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri, shkruan Insjaderi.


“Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakteria Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Insajderin, transmeton Periskopi.

Megjithatë, MSH thekson se mungesa e Salmonellës në mostrat e ushqimit të marra gjatë kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët.


“Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator”, thuhet në përgjigje.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më 14 korrik janë identifikuar 74 raste helmimi të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të “Sach Pizza’s”.

Nga këto raste, 29 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 45 janë trajtuar në mënyrë ambulatore. Pacientët kanë shfaqur simptoma si barkqitje, të vjella, ethe, temperaturë dhe plogështi.


Nga ana tjetër, Sach Pizza ka kundërshtuar pretendimet se ushqimi i saj ka qenë i kontaminuar. Në një deklaratë për media, kompania ka bërë të ditur se në mostrat ushqimore të analizuara nga institucionet kompetente nuk është identifikuar Salmonella.

Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria dhe Policia.

Të ngjashme
Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit, Kamberi: Arsyetoi spastrimin etnik

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit, Kamberi: Arsyetoi spastrimin etnik

Netanyahu anulon udhëtimin e planifikuar për në Washington javën e ardhshme

Netanyahu anulon udhëtimin e planifikuar për në Washington javën e ardhshme

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

Ministria e jashtme britanike dënon deklarimet e Paunoviqit për “spastrim etnik”: Të papranueshme, nxisin tensione

Ministria e jashtme britanike dënon deklarimet e Paunoviqit për “spastrim etnik”: Të papranueshme, nxisin tensione

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Irani synon bazat ushtarake ndërsa SHBA-të nisin një valë sulmesh

Irani synon bazat ushtarake ndërsa SHBA-të nisin një valë sulmesh

Veseli kërkon lirim të përkohshëm, Prokuroria e Hagës: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkon lirim të përkohshëm, Prokuroria e Hagës: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Kandiq i reagon Paunoviqit për deklaratën skandaloze: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje

Kandiq i reagon Paunoviqit për deklaratën skandaloze: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje

0:000:00