Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve me inicialet T.B , A.J , A.K dhe V.D për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit T.B dhe A.J duke vepruar si bashkëkryerës, më 28 janar 2026 në qytetin e Pejës, dyshohen se me përdorimin e një mjeti të rrezikshëm dhe nën kanosje serioze ndaj punonjëses së një pike të transferimit të parave, kanë përvetësuar shumën prej 1,040 euro, duke kryer veprën penale “Grabitja”.

Po ashtu, aktakuza ngarkon të pandehurit T.B dhe A.K se më 21 dhjetor 2025, po në Pejë, duke vepruar si bashkëkryerës dhe nën përdorimin e një mjeti të rrezikshëm, kanë grabitur shumën prej 620 euro nga një barnatore, duke kryer veprën penale “Grabitja”.


Ndërkaq, i pandehuri T.B akuzohet edhe për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, pasi më 27 janar 2026 dyshohet se fillimisht kishte tentuar të depërtojë me forcë në një barnatore, ndërsa më pas kishte depërtuar në një lokal tjetër, nga ku kishte marrë para dhe një telefon mobil, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas aktakuzës, e pandehura V.D dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të grabitjes së 28 janarit 2026, duke u premtuar të pandehurve se do t’i fshehte pas kryerjes së veprës penale dhe më pas duke i transportuar me automjet në lokacione të ndryshme, deri në momentin kur ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

Të ngjashme
Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit, Kamberi: Arsyetoi spastrimin etnik

Dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit, Kamberi: Arsyetoi spastrimin etnik

Netanyahu anulon udhëtimin e planifikuar për në Washington javën e ardhshme

Netanyahu anulon udhëtimin e planifikuar për në Washington javën e ardhshme

Ministria e jashtme britanike dënon deklarimet e Paunoviqit për “spastrim etnik”: Të papranueshme, nxisin tensione

Ministria e jashtme britanike dënon deklarimet e Paunoviqit për “spastrim etnik”: Të papranueshme, nxisin tensione

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Irani synon bazat ushtarake ndërsa SHBA-të nisin një valë sulmesh

Irani synon bazat ushtarake ndërsa SHBA-të nisin një valë sulmesh

Veseli kërkon lirim të përkohshëm, Prokuroria e Hagës: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkon lirim të përkohshëm, Prokuroria e Hagës: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është më 16 shtator

Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Kandiq i reagon Paunoviqit për deklaratën skandaloze: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje

Kandiq i reagon Paunoviqit për deklaratën skandaloze: Ti je nga Peja, e di sa shumë shqiptarë u vranë e u dogjën atje

0:000:00