Dikur e denonconte, sot e bëri kryeprokuror në kohë rekord – a hyri interesi në mes?

Dikur e denonconte, sot e bëri kryeprokuror në kohë rekord – a hyri interesi në mes?

Në kohë rekord, Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu e ka dekretuar sot Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit, shkruan Periskopi.

Por, për Haxhiun emri i Gashit nuk ishte krejt i panjohur.

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe 23 korrik 2024, pikërisht për Zejnullah Gashin. Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë, raportonte Kallxo.com.

Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion. Krasniqi është familjar i burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike.

Në deklaratë përshkruhet edhe mënyra se si Gashi ishte futur në zyrën e ministres pa paralajmërim. Ja çka kishte thënë ministrja Haxhiu në deklaratën në Polici.

Rasti i parë është diku në muajin mars apo prill 2021. Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës z. Kujtim Munishi dhe një prokuror tash Kryeprokuror i Prishtinës, Zejnullah Gashi, kanë ardhur në zyrën time për të më uruar mandatin e ministres.”- theksohet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu e dhënë në Polici.

“Unë nuk kam qenë e njoftuar që z. Kujtim Munishi do të vijë me dikë tjetër, mirëpo kur e hapi derën e zyrës time, pash që ishte edhe një tjetër person së bashku më Kujtim Munishin. Ky person më është prezantuar si Zejnullah Gashi. Z. Kujtim Munishi, më tha po citoj ‘Ministre isha në korridor në Prokurori më pa Zejna më pyeti “ku po shkon”, i thash “jam duke shkuar më ja uru Ministres mandatin’, me tha ‘pritem se po vij edhe unë’”.- thuhet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu.

“Pas kësaj kur e ka marrë fjalën Zejnullah Gashi ka pasur diçka në prehrin e tij, më tha ‘Ministre dua të sqaroj një situatë’ dhe ka hapur një dosje dhe ka deklaruar se ‘kam dëgjuar thashetheme se Lavdim Krasniqi është duke u ndjekur penalisht për inati të juajin (timin në këtë rast). Por, këtë nuk e kam për inatin tëndin’. Unë e kam ndaluar këtë bisedë dhe i kam thanë se ‘nuk është punë e imja as nuk me intereson çka flitet edhe po të ishte burri im, vëllai im, nuk do të isha marrë me këtë çështje’. Aty Zejnullah Gashi ka ndërpre bisedën, Kryeprokurori Kujtim Munishi mbikëqyrës i tij për asnjë moment nuk ja ka tërheq vërejtjen.”- ka vazhduar deklaratën ministrja.

Të ngjashme
Dyshimet për mashtrim me derivate ku u arrestuan 9 persona, ndalohen edhe dy të tjerë, detaje

Dyshimet për mashtrim me derivate ku u arrestuan 9 persona, ndalohen edhe dy të tjerë, detaje

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për pushtet që zvarrit proceset

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për pushtet që zvarrit proceset

“E Marta e madhe” për zgjerimin e BE-së: Katër vende kandidate avancojnë në negociatat e anëtarësimit

“E Marta e madhe” për zgjerimin e BE-së: Katër vende kandidate avancojnë në negociatat e anëtarësimit

Vritet me armë zjarri ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Vritet me armë zjarri ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

KDI i kërkon Haxhiut të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive

KDI i kërkon Haxhiut të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive

945 euro në çantë, mbi 9 mijë euro në shtëpi – aktakuzë për narkotikë në Gjakovë

945 euro në çantë, mbi 9 mijë euro në shtëpi – aktakuzë për narkotikë në Gjakovë

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

Përparim Rama i reagon Qeverisë pas skandalit në Pediatri: “Ja, kështu punohet”

Përparim Rama i reagon Qeverisë pas skandalit në Pediatri: “Ja, kështu punohet”

Ramadani: Deklaratat e ministres serbe dëshmon që ‘‘Bota Serbe’’ është rrezik për rajonin

Ramadani: Deklaratat e ministres serbe dëshmon që ‘‘Bota Serbe’’ është rrezik për rajonin

Deklarata e Paunoviqit, Çitaku: Ideologjia që prodhoi krime ende nuk është mposhtur

Deklarata e Paunoviqit, Çitaku: Ideologjia që prodhoi krime ende nuk është mposhtur

“Dosja Negreira” trondit futbollin spanjoll, Real Madridi i kërkon UEFA-s t’i heqë Barcelonës të gjitha trofetë e fituara

“Dosja Negreira” trondit futbollin spanjoll, Real Madridi i kërkon UEFA-s t’i heqë Barcelonës të gjitha trofetë e fituara

KQZ ndan 156 mijë euro për Listën Serbe, voton edhe Vetëvendosja

KQZ ndan 156 mijë euro për Listën Serbe, voton edhe Vetëvendosja

0:000:00