“Dosja Negreira” trondit futbollin spanjoll, Real Madridi i kërkon UEFA-s t’i heqë Barcelonës të gjitha trofetë e fituara

Real Madridi i është drejtuar UEFA-s me një kërkesë që Barcelonës t’i hiqen të gjithë trofetë e fituar gjatë periudhës kur klubi katalunas kishte marrëdhënie financiare me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar Barcelonës të dorëzojë dokumentacionin për periudhën 2010-2018, me qëllim që të verifikohet se çfarë masash kontrolli kishte marrë klubi për parandalimin e korrupsionit në sport dhe nëse ato masa ishin zbatuar realisht.

Çështja “Negreira” shpërtheu në vitin 2023, kur Barcelona dhe drejtuesit e saj u akuzuan për ryshfet në lidhje me pagesat e bëra ndaj Negreiras, i cili në atë kohë mbante postin e zëvendëspresidentit të CTA-së pranë Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Hetimet zbuluan se Barcelona kishte kryer pagesa prej disa milionë eurosh ndaj kompanive të lidhura me Negreiran gjatë periudhës 2001-2018, raporton Telegrafi, tranasmeton Periskopi.

Gjykata spanjolle e konsideroi këtë çështje si një vepër penale, duke hapur një proces që vazhdon të jetë nën hetim.

Në rast se UEFA do ta shqyrtonte dhe pranonte kërkesën e Real Madridit, kjo mund të sillte pasoja të mëdha për historinë sportive të Barcelonës dhe trofetë e fituar gjatë viteve të përfshira në hetim. /Periskopi

Të ngjashme
Përparim Rama i reagon Qeverisë pas skandalit në Pediatri: “Ja, kështu punohet”

Ramadani: Deklaratat e ministres serbe dëshmon që ‘‘Bota Serbe’’ është rrezik për rajonin

Deklarata e Paunoviqit, Çitaku: Ideologjia që prodhoi krime ende nuk është mposhtur

KQZ ndan 156 mijë euro për Listën Serbe, voton edhe Vetëvendosja

BBC: Edhe një herë, Irani po luan çuditërisht mirë me Ngushticën e Hormuzit

Dyshohet se u vodhën 3 milionë euro, Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës

Labinot Tahiri: Kurti le të kërkojë publikisht lirimin e Hashim Thaçit e të tjerëve, le ta kuptojnë krejt se është shqiptar

Dy cisterna raportojnë sulme me raketa në brigjet e Omanit

Aksident mes tre veturave në Pejë, lëndohen tre persona-Policia jep detaje

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Dobra: U zëvendësuan shtatë shtretër

Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen më të shtrenjtë të Botërorit, me yjet më të vlefshëm të futbollit

BE thirrje liderëve në Serbi të përmbahen nga retorika nxitëse pas deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

0:000:00