Ramadani: Deklaratat e ministres serbe dëshmon që ‘‘Bota Serbe’’ është rrezik për rajonin

Burim Ramadani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Ramadani, ka deklaruar se Serbia nuk ka ndryshuar, dhe se, deklarata e ministres në fjalë, dëshmon që platforma ‘’Bota Serbe’’ është rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
Postimi:
Serbia nuk ka ndryshuar. Deklarata e ministres atje dëshmon që platforma “Bota Serbe” është rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
Regjimi serb po investon vazhdimisht për të destabilizuar krejt rajonin.
Qartësisht, Kosova është caku i tyre e njëkohësisht ankthi i tyre.
Kurrë më! Kurrë Serbia nuk mundet të shkelë krenarinë mbrojtëse të popullit të Kosovës!











