Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për pushtet që zvarrit proceset

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Në takim u vlerësua se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se vazhdimi i bllokadës institucionale nga ana e partisë në pushtet, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën dhe siç thuhet, e pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Partia Demokratike e Kosovës i kërkon subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve. Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, jo për zvarritje të proceseve që dëmtojnë interesin publik dhe të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
“Furia e Kuqe”, e pamëshirshme ndaj Francës- finalisti i parë i Botërorit

Të mërkurën diell, por pasdite priten rrebeshe shiu dhe stuhi

PORROOOOOOOO, Spanja realizon golin e dytë ndaj Francës

Ambasadori Guerot mesazh partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi

Trump detyrohet t’i paguajë E. Jean Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblim

Shqipëria përmbyll kapituj të rinj me BE-në, Haradinaj: Kosova po vazhdon të ngecë

Hapja dhe mbyllja e kapitujve për Ukrainën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, Costa: Momentumi i zgjerimit më i fuqishmi ndër vite

OYYYARZABAAAAL, Spanja merr avantazhin ndaj Francës

Dokumenti i CIA-s: Në vitin 1993 SHBA paralajmëronte se Serbia synonte spastrimin etnik të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

Sveçla shpall “persona non grata” ministren serbe Snezana Paunoviq

Rama për deklaratën e ministres serbe: Institucionet e Kosovës të reagojnë me qartësi, reagimi nuk është zgjedhje politike por përgjegjësi shtetërore

Bushati i reagon ministres serbe: Gjuhë e rrezikshme, në Evropë nuk ka vend kjo retorikë

0:000:00