Argjentina përgatit betejë ligjore, do të mbrohet ndaj akuzave dhe dezinformatave

Argjentina përgatit betejë ligjore, do të mbrohet ndaj akuzave dhe dezinformatave

Kthimi i Argjentinës në atdhe pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2026 nga Spanja nuk u shoqërua vetëm me zhgënjim sportiv.

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) po përgatitet ta nisë një betejë ligjore për t’iu kundërvënë akuzave dhe fushatës së dezinformatave që, sipas saj, e kanë shoqëruar ekipin kombëtar gjatë gjithë turneut.

Sipas mediave argjentinase, drejtuesit e AFA-s janë të vendosur ta mbrojnë reputacionin e federatës dhe të përfaqësueses, duke ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që kanë përhapur informacione të rreme ose akuza të pabazuara, përcjell Periskopi.

Gjatë Botërorit, Argjentina u përfshi në një sërë polemikash, duke filluar nga vendimet e referëve, debatet në fushë dhe kritikat për sjelljen e disa lojtarëve, deri te pretendimet se ekipi e kishte një stil loje tepër agresiv, veçanërisht në finalen ndaj Spanjës.


Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale dhe në media u përhapën teori të shumta konspirative.

Një pjesë pretendonte se FIFA e kishte favorizuar Argjentinën gjatë turneut, ndërsa të tjerë këmbëngulnin se kampionët në fuqi ishin dëmtuar nga vendimet e referëve dhe ishin objekt i një trajtimi të padrejtë.

Këto narrativa, sipas AFA-s, e kanë krijuar një klimë të dëmshme rreth kombëtares.

Pavarësisht humbjes në finale, Lionel Scaloni dhe futbollistët u pritën nga shumë tifozë me mirënjohje për rrugëtimin e bërë deri në ndeshjen vendimtare.

Megjithatë, federata synon që tashmë ta mbrojë emrin dhe imazhin e saj përmes rrugëve ligjore, duke e kundërshtuar çdo akuzë që e konsideron të pavërtetë ose dezinformuese.

Të ngjashme
PSG përgatit ofertë të jashtëzakonshme për heroin e Botërorit, Ferran Torres

PSG përgatit ofertë të jashtëzakonshme për heroin e Botërorit, Ferran Torres

​Joshua – Prenga, detajet e luftës së shumëpritur

​Joshua – Prenga, detajet e luftës së shumëpritur

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

Luka Modric nuk pensionohet, rinovon me Milanin

Luka Modric nuk pensionohet, rinovon me Milanin

Fantastike: Edon Zhegrova e fiton edhe një shans te Juventusi

Fantastike: Edon Zhegrova e fiton edhe një shans te Juventusi

Anthony Taylor pensionohet nga arbitrimi pas Kupës së Botës 2026

Anthony Taylor pensionohet nga arbitrimi pas Kupës së Botës 2026

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

Paredes e thyen heshtjen pas finales së Botërorit

Paredes e thyen heshtjen pas finales së Botërorit