Paredes e thyen heshtjen pas finales së Botërorit

Paredes e thyen heshtjen pas finales së Botërorit

Mesfushori i Argjentinës, Leandro Paredes, ka reaguar për herë të parë pas humbjes 1-0 nga Spanja në finalen e Kupës së Botës dhe kritikave të shumta që i mori për përfshirjen në përleshjen pas ndeshjes.

Paredes e publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku zgjodhi të mos e komentojë incidentin që çoi në kartonin e kuq dhe hetimin e FIFA-s, por u përqendrua te krenaria për ekipin dhe rrugëtimin në Botëror.

“Krenar për këtë skuadër, për mënyrën se si luftuam deri në fund dhe për gjithçka që arritëm së bashku. Nuk ishte rezultati që dëshironim, por do të rikthehemi më të fortë.”

Pavarësisht mesazhit të tij, Paredes vazhdon të jetë në qendër të polemikave, përcjell Periskopi.


Ai është kritikuar ashpër për sjelljen pas vërshëllimës së fundit, pasi u përfshi në përplasjen me lojtarët e Spanjës.

FIFA e ka hapur një hetim disiplinor për incidentin, ndërsa priten vendimet përfundimtare lidhur me dënimet e mundshme.

Sjellja e mesfushorit ka nxitur reagime të forta edhe nga analistë dhe ish-futbollistë, të cilët e kanë cilësuar veprimin e tij si të papranueshëm dhe të dëmshëm për imazhin e Argjentinës.

Të ngjashme
Anthony Taylor pensionohet nga arbitrimi pas Kupës së Botës 2026

Anthony Taylor pensionohet nga arbitrimi pas Kupës së Botës 2026

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

FIFA e korrigjon raportin e finales: Paredes nuk u përjashtua me dy të verdhë, por rrezikon dënim të ri

FIFA e korrigjon raportin e finales: Paredes nuk u përjashtua me dy të verdhë, por rrezikon dënim të ri

FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, cili ishte më spektakolari?

FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, cili ishte më spektakolari?

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Rrahmani me fjalë të mëdha për Allegrin

Publikohet fjalimi i Messit para finales: Një fjali e tij ka ngritur shumë polemika në Argjentinë

Publikohet fjalimi i Messit para finales: Një fjali e tij ka ngritur shumë polemika në Argjentinë

Çfarë u tha Donald Trump çdo lojtari të Spanjës dhe Argjentinës në finalen e Kupës së Botës

Çfarë u tha Donald Trump çdo lojtari të Spanjës dhe Argjentinës në finalen e Kupës së Botës

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Presidenti i UEFA-s e bojkotoi finalen e Botërorit, kjo është arsyeja

Presidenti i UEFA-s e bojkotoi finalen e Botërorit, kjo është arsyeja