Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Një vepër artistike e krijuar për të nderuar Ferran Torresin, heroin e finales së Kupës së Botës 2026, është shkatërruar vetëm pak orë pas përfundimit të saj në Barcelonë.

Sipas gazetës spanjolle AS, murali i realizuar nga artisti urban i njohur me pseudonimin “TvBoy” u mbulua me bojë të bardhë gjatë natës së të martës, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Vepra artistike ishte vendosur në lagjen e njohur Gracia të Barcelonës dhe paraqiste sulmuesin e Barcelonës me fanellën e kombëtares së Spanjës, duke puthur trofeun e Kupës së Botës, pas triumfit të "La Rojas" në finalen ndaj Argjentinës.

Megjithatë, murali nuk u prit mirë nga të gjithë. Menjëherë pas publikimit të tij, disa përdorues në rrjete sociale shprehën kundërshtime ndaj veprës, duke hapur debat rreth simbolikës së saj në një zonë me ndjenja të forta katalanase.

Të mërkurën në mëngjes, muri u gjet i mbuluar me mbishkrime kundër Spanjës dhe me mesazhe që kërkonin njohjen e ekipeve katalanase.

Artisti TvBoy reagoi përmes rrjeteve të tij sociale, duke bërë të ditur se nuk do të ndalet së krijuari dhe se nuk do të tërhiqet për shkak të kërcënimeve apo presioneve.

Ky nuk është rasti i parë i një vepre të tillë që përfundon e dëmtuar në Barcelonë pas Botërorit.

Pak ditë më parë, një mural kushtuar legjendës së Barcelonës, Lionel Messit, dhe talentit të ri Lamine Yamal, i realizuar nga artisti Axe Colours, u prish vetëm disa orë pas krijimit./Periskopi/

Të ngjashme
Rrënimi i shtëpive te Ujmani, reagon ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

Facebook dhe Instagram bien për herë të dytë brenda 72 orëve

Mbi 10 mijë euro të padeklaruara zbulohen në Vërmicë, konfiskohet një pjesë e shumës

Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Kush ishte rekrutuesi i modeleve për Jeffrey Epstein, Daniel Siad, që u gjet i vdekur

Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut

FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

0:000:00