Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Emiliano “Dibu” Martinez i ka zbuluar fjalët me të cilat u përpoq t’i zgjonte shokët e skuadrës në pushimin mes pjesëve të finales së Kupës së Botës kundër Spanjës.

Portieri argjentinas, i cili pas ndeshjes la të kuptohej se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij në kombëtare, u përpoq ta motivonte ekipin në një moment të vështirë.

Pas finales, përmes një postimi në rrjetet sociale, Martinez u shpreh: “Më vjen vërtet keq. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar vendin tim dhe shokët e skuadrës. Ëndërroja ta fitonim përsëri, ëndërroja ta sillnim sërish trofeun në Argjentinë dhe ta shkruanim edhe një herë histori.”

Më pas, gardiani i Argjentinës e pranoi se po kalon një moment reflektimi.


“Sinqerisht, kjo dhimbje është e vështirë të shpjegohet. Ka shumë gjëra për t’i menduar, për mënyrën se si duhet të vazhdoj dhe nëse ka ardhur koha ta bëj një hap pas.”

Megjithatë, gjatë pushimit të ndeshjes, kur Argjentina kishte krijuar shumë pak rrezik, Martinez u përpoq ta ndizte shpirtin luftarak të ekipit me një fjalim të shkurtër, por të fortë:

“Përpara! Vetëm frikacakët luajnë prapa. Dilni përpara. Ne do ta fitojmë!”

Menjëherë pas tij, edhe Lionel Messi e mori fjalën për t’u dhënë zemër bashkëlojtarëve.

“Personalitet, djema, personalitet. E kemi pasur gjithmonë. Si ka mundësi të mos e kemi tani?”

Ndërkohë, e ardhmja e Dibu Martinezit në nivel klubesh mbetet e paqartë.

Sipas raportimeve, portieri dëshiron të largohet nga Aston Villa dhe i ka dhënë prioritet një transferimi te Juventusi.

Mbetet të shihet nëse klubi anglez do ta lejojë të largohet apo nëse bardhezinjtë do të duhet ta paraqesin një ofertë prej rreth 10-15 milionë eurosh për t’i siguruar shërbimet e kampionit të botës.

Të ngjashme
Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, reagon Ambasada e ShBA-së

Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, reagon Ambasada e ShBA-së

Haradinaj: Vendimi i GJND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit

Haradinaj: Vendimi i GJND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Gjendet i vdekur një polic i Kosovës në varrezat e Morinës, dyshohet se 35-vjeçari vrau veten me armën e zjarrit

Gjendet i vdekur një polic i Kosovës në varrezat e Morinës, dyshohet se 35-vjeçari vrau veten me armën e zjarrit

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës