​Joshua – Prenga, detajet e luftës së shumëpritur

​Joshua – Prenga, detajet e luftës së shumëpritur

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, britanikun Anthony Joshua, në një duel që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha sportive të vitit.

Përballja mes Prengës dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik 2026, në “Jeddah Superdome” në Xhedah të Arabisë Saudite, një arenë që ka pritur disa prej dueleve më të mëdha të boksit ndër vite.

Programi kryesor i mbrëmjes së boksit pritet të nisë rreth orës 19:00 sipas kohës së Kosovës, ndërsa dueli kryesor mes Joshuas dhe Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:00, varësisht nga kohëzgjatja e përballjeve paraprake, shkruan Kosovapress.

Anthony Joshua, ish-kampion i botës në kategorinë e rëndë sipas versioneve WBA, IBF dhe WBO, hyn në këtë duel me një karrierë të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar përballje me disa prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, përfshirë Wladimir Klitschkon, Oleksandr Usykun dhe Andy Ruizin.

Në anën tjetër, Kristian Prenga do të kërkojë momentin më të madh të karrierës së tij. Boksieri shqiptar ka ndërtuar një reputacion si një luftëtar agresiv dhe i fuqishëm në ring, ndërsa përballja me Joshuan paraqet sfidën më të madhe deri më tani.

Prenga ka deklaruar se e respekton Joshuan si kampion dhe si sportist, por ka theksuar se në ring nuk do të ketë respekt për askënd.

“Unë e respektoj Anthony Joshuan, por në ring nuk kam respekt për asnjë njeri në botë, as për babanë tim”, është shprehur Prenga, duke treguar mentalitetin me të cilin hyn në këtë përballje.

Për Joshuan, ky duel është një tjetër mundësi për të dëshmuar se mbetet një prej figurave kryesore të peshave të rënda, ndërsa për Prengën është një rast historik për të hyrë në skenën më të madhe të boksit botëror.

Mbrëmja në Xhedah pritet të sjellë një përballje mes eksperiencës dhe ambicies: një kampion të afirmuar si Joshua dhe një sfidues që kërkon të shkruajë historinë si Kristian Prenga.

Ky meç, sipas BBC, do të jetë përgatitor për Anthony Joshuan i cili do të ballafaqohet me bashkëkombësin e tij britanik të kategorisë së rëndë, Tyson Fury, më vonë gjatë këtij viti, por që ende nuk është caktuar data.

Të ngjashme
De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

Malisheva – Hibernian, formacionet zyrtare

Malisheva – Hibernian, formacionet zyrtare

Zyrtare: Dhëndri i Kosovës i bashkohet Barcelonës

Zyrtare: Dhëndri i Kosovës i bashkohet Barcelonës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Mësohet dita kur prezantohet Zinedine Zidane te “Gjelat”

Mësohet dita kur prezantohet Zinedine Zidane te “Gjelat”

Tensionet e para midis Mourinhos dhe Perezit në Real Madrid?

Tensionet e para midis Mourinhos dhe Perezit në Real Madrid?

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026 – nuk mungojnë surprizat e mëdha

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026 – nuk mungojnë surprizat e mëdha

PSG përgatit ofertë të jashtëzakonshme për heroin e Botërorit, Ferran Torres

PSG përgatit ofertë të jashtëzakonshme për heroin e Botërorit, Ferran Torres