“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajt, i cili në protestën në Tiranë lexoi disa kërkesa, tha se është turp të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK’së.

“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njëjtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë”, shkroi ai në reagim.

Nufi tha se “komandanti i vërtetë” i UÇK’së ndodhet në Hagë, duke aluduar për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka! Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht!”.


Më pas Nufi lavdëroi shefin e qeverisë së tij, duke thënë se po e udhëheq Shqipërinë drejt BE’së.

“Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!”/Periskopi



Të ngjashme
Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

0:000:00