Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Rusia kishte mundësi ta përfundonte luftën në Ukrainë që në ditën e parë të pushtimit, por një vendim i gabuar ushtarak pengoi avancimin e saj drejt Kievit.

Duke folur për fillimin e konfliktit, lideri amerikan tha se forcat ruse kishin një numër të madh tankesh që po lëviznin në drejtim të kryeqytetit ukrainas përmes një autostrade të fortë dhe të përshtatshme për lëvizje të mjeteve të rënda.


“Sikur të kishin vazhduar në atë rrugë, do të kishin qenë në Kiev brenda disa orësh”, u shpreh ai, duke pretenduar se Ukraina në atë moment nuk do të kishte pasur mundësi t’i ndalte.

Sipas tij, një komandant rus vendosi që në vend të përdorej rruga kryesore, trupat të kalonin përmes zonave bujqësore dhe terreneve me baltë. Trump tha se reshjet e mëdha të shiut disa ditë më herët bënë që tanket ruse të ngecnin në terren të vështirë.

Presidenti amerikan kujtoi gjithashtu se gjatë periudhës së tij si president, SHBA-ja i kishte furnizuar forcat ukrainase me raketa antitank Javelin, të cilat sipas tij u përdorën për të goditur kolonat ruse të tankeve.

“Ata thonë se jam i mirë me Rusinë. Nuk jam. Kam qenë shumë i ashpër me Rusinë”, deklaroi 80-vjeçari, duke theksuar se ndihma ushtarake për Ukrainën ndikoi në ndalimin e avancimit rus.


Ai tha se pamjet satelitore kishin treguar kolona të mëdha tankesh të bllokuara për ditë të tëra dhe se goditjet me armë antitank i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë ruse.

Trump e cilësoi situatën si një “gabim të tmerrshëm” të Rusisë dhe tha se shkatërrimi i tankeve ruse u dha ukrainasve më shumë besim për të vazhduar rezistencën.

Deklaratat e Trump vijnë në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si u zhvilluan javët e para të konfliktit./Periskopi/



Të ngjashme
Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së

Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar në lumin Reuss në Zvicër

Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar në lumin Reuss në Zvicër

ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

0:000:00