ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar vonesa të konsiderueshme dhe tejkalime të kostove në kuadër të renovimit të kulmit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) me vlerë prej 814 mijë e 229 euro.

Sipas raportit të auditimit, kontrata ishte nënshkruar më 25 shtator 2024 dhe afati për përfundimin e punimeve ishte caktuar deri më 30 maj 2025, përkatësisht 150 ditë pune.


Megjithatë, gjatë auditimit dhe verifikimit në terren është konstatuar se projekti nuk kishte përfunduar ende.


“Gjatë auditimit dhe verifikimit të gjendjes në terren, është konstatuar se projekti “Renovimi i Kulmit IML”, me vlerë kontraktore prej 814,229€, nuk është realizuar brenda afateve kontraktuale, duke shkaktuar vonesa në përmbushjen e obligimeve. Kontrata është nënshkruar më 25.09.2024, me afat përfundimi deri më 30.05.2025, përkatësisht 150 ditë pune, ndërsa projekti nuk ishte përfunduar as gjatë fazës së auditivit”, thuhet në raport.

Përveç vonesave, auditori ka evidentuar edhe tejkalime të konsiderueshme në disa pozicione të punimeve krahasuar me paramasën e kontraktuar.


“Në pozicionin 8.18 Furnizimi dhe transporti me pllaka graniti, vlera e kontraktuar ishte 10,020 euro, ndërsa vlera e realizuar ishte 17,578 euro, me një tejkalim prej 7,558 euro. Në pozicionin 9.5 Furnizimi dhe montimi i knaufit, vlera e kontraktuar ishte 6,000 euro, ndërsa vlera e realizuar ishte 25,582 euro, me një tejkalim prej 19,582 euro. Në pozicionin 40 rrjeti i internetit, montimi dhe finalizimi, vlera e kontraktuar ishte 2 mijë e 592 euro , ndërsa vlera e realizuar ishte 7,200 euro, me një tejkalim prej 4,608 euro”, thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, vlera e përgjithshme e kontraktuar për këto tri pozicione ishte 18 mijë e 612 euro, ndërsa vlera e realizuar ka arritur në 50 mijë e 360 euro, duke rezultuar me një tejkalim prej 31 mijë e 748 euro.


Sipas informacioneve të pranuara, ZKA thotë se vonesat në realizimin e projektit lidhen me moslirimin me kohë të hapësirave nga ana e stafit, temperaturat e ulëta gjatë periudhës dimërore, si dhe mungesën e një inxhinieri të makinerisë për pranimin e një pjese të punimeve.


Sipas raportit, këto vonesa kanë ndikuar në mosfunksionalizimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore brenda afatit të paraparë, duke shtyrë ofrimin e shërbimeve të planifikuara.

“Vonesat në realizimin e projektit kanë rezultuar në mos përfundimin e punimeve brenda afatit kontraktual dhe shtyrje të vënies në funksion të objektit të IML-së, duke vonuar përfitimin e shërbimeve të planifikuara. Ndërkohë, tejkalimet në disa pozicione krahasuar me paramasën kanë rritur rrezikun për shpenzime shtesë dhe kanë ndikuar negativisht në kontrollin e kostos financiare të projektit”, thuhet në raport. /Periskopi/

Të ngjashme
Ishte dënuar me 10 vjet burgim, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte Shaqir Lutvija

Ishte dënuar me 10 vjet burgim, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte Shaqir Lutvija

Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së

Ish-kryetari i Veteranëve edhe para tri vitesh tregoi se Dritan Goxhaj nuk ishte pjesë e UÇK-së

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar në lumin Reuss në Zvicër

Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar në lumin Reuss në Zvicër

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Modric arrin shifrën historike të 200 ndeshjeve me Kroacinë

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

Arrestohet burri që dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij në Elbasan

“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

“Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike”, reagon ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

0:000:00