Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit. Autori 69-vjeçar, i cili u arrestua nga policia, dyshohet se ka tentuar të djegë të gjallë me benzinë bashkëshorten e tij, shtetasen Minushe Danga, 67 vjeçe.

Nga informacionet e fundit, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në banesën e çiftit të moshuar, të cilët jetonin vetëm, pasi djali i tyre ndodhet si emigrant në Greqi, raporton NOA.al.

Dinamika e ngjarjes dhe motivi

Burime të NOA.al, bëjnë me dije se konflikti i ashpër ka nisur për motive xhelozie. Autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë të ashpër psikologjike dhe fizike ndaj 67-vjeçares. Më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe, në kulmin e sherrit, e ka lyer me benzinë duke i vënë flakën.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se kjo nuk ishte hera e parë që në këtë familje ushtrohej dhunë.

Konfliktet dhe dhuna fizike kishin qenë të vazhdueshme prej kohësh, madje viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje përgjatë tre muajve të fundit. Policia ndërhyri në kohë dhe vuri në pranga 69-vjeçarin pas denoncimit të bërë nga fqinjët e tmerruar të çiftit.

Gjendja shëndetësore e viktimës

Menjëherë pas ngjarjes, e moshuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, për shkak të plagëve të marra, ajo u dërgua mbrëmjen e djeshme drejt QSUT-së në Tiranë, e shtruar në repartin e djegie-plastikës. Burimet spitalore konfirmojnë paraprakisht se, pavarësisht dëmtimeve të rënda, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën në terren për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për caktimin e veprave specifike penale që do të rëndojnë mbi 69-vjeçarin.

Të ngjashme
‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

CNN: E ardhmja e çmimeve të naftës mund të varet nga Kina

CNN: E ardhmja e çmimeve të naftës mund të varet nga Kina

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit

Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

0:000:00