Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Valon Ademi i ka ndaluar hyrjen ne aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: Përse nuk po vepron ligji?

Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për bllokimin e hyrjes në kantier, kësaj radhe me kamionë të tonazhit të rëndë, me urdhër të ortakut të tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që i dha të drejtën administrimit të punimeve të aeroportit, Pacolli shkruan se në Shqipëri ligjin nuk po funksionon e shteti nuk po merr masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave.


Reagimi i Behgjet Pacollit

Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!


APELOJME TE SPAK QË TË FILLON HETIMIN E THELLË.


nuk është qështje konflikti, ështe qështje më e thellë!!!


A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?


Nëse po, pse nuk po vepron askush?


Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?


Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?


Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?


Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?


Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?

• Për çfarë na duhen institucionet?

• Për çfarë na duhet shteti?


Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.


Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?


Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.


Problemi është vetë shteti ligjor.


Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.


Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.


Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?


Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.


Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.


Kush i zbaton ligjet në këtë vend?


Ligjin për shoqëritë tregtare?


Vendimet e Gjykatës së Lartë?


Apo rojet private?

Të ngjashme
Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

‘Zbulohet’ rrugëtimi dhe kundërshtarët e mundshëm të Anglisë deri në finale të Botërorit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Pamjet nga aksidenti me fatalitet në Vranidoll ku vdiq një person

Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

Rast i rëndë në Elbasan: I moshuari dyshohet se ia vuri flakën gruas për motive xhelozie

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

Nis procesi i votimit për dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

CNN: E ardhmja e çmimeve të naftës mund të varet nga Kina

CNN: E ardhmja e çmimeve të naftës mund të varet nga Kina

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit

Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit

0:000:00