Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në lagjen Vranjevc në Prishtinë.
Lexuesit e Periskopit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Nga pamjet shihet se shtylla elektrike ka rënë në anën e rrugës, ndërsa kabllot elektrike janë shtrirë mbi asfalt.
Kurse, janë krijuar kolona të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës./Periskopi












