Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dëshmuar për herë të fundit në gjyqin ndaj tij, duke përmbyllur marrjen në pyetje dhe kundërpyetjet në 98 seanca dëgjimore lidhur me tre çështjet e korrupsionit për të cilat po gjykohet.

Dita e parë e dëshmisë së Netanyahut ishte më 10 dhjetor 2024, por procesi u shty vazhdimisht për shkak të problemeve shëndetësore, udhëtimeve diplomatike jashtë vendit dhe kërkesave të shumta për anulimin ose shkurtimin e seancave për shkak të çështjeve urgjente të sigurisë dhe diplomacisë që kërkonin vëmendjen e kryeministrit.

Në përfundim të dëshmisë së tij, Netanyahu sulmoi ashpër prokurorët, raporton timesofisrael.

"Qëllimi ishte të kontrollonin gjithçka me imtësi, të gjenin diçka; por nuk gjetën asgjë. Morën në pyetje të gjithë të afërmit dhe familjarët e mi, me metoda hetimi të pabesueshme. Shkatërruan familje. Ata nuk po kërkonin një krim, po kërkonin një person dhe nuk gjetën asgjë", citohet të ketë thënë Netanyahu sipas Channel 13, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Netanyahu akuzohet për tri vepra mashtrimi dhe shpërdorimi të besimit në çështjet 1000, 2000 dhe 4000, si dhe për një akuzë për marrje ryshfeti në formën e mbulimit pozitiv mediatik në çështjen 4000.

Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë, ndërsa dëshmitarët e mbetur do të japin dëshmitë e tyre.


Seancat për dëshminë e Netanyahut u zhvilluan në Gjykatën e Qarkut në Tel Aviv, pasi Gjykata e Qarkut në Jerusalem nuk kishte masa të mjaftueshme sigurie për kryeministrin. Tashmë procesi do të rikthehet në Jerusalem./Periskopi/

Të ngjashme
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

0:000:00