Shitet për 350 milionë euro vila e festave “Bunga Bunga” e Berlusconit

Ish-kryeministri i Katarit dhe ish-ministri i jashtëm, Hamad bin Jasim, ka blerë një vilë në Sardenjë që më parë i përkiste ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.

Sipas raportimeve të gazetës italiane La Repubblica, prona është shitur për 350 milionë euro, shkruan reuters.

Vila “Certosa”, e njohur si rezidenca verore jozyrtare e Berluskonit, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të organizimit të të ashtuquajturave “bunga bunga” festa, të cilat kanë shkaktuar skandale të mëdha politike dhe gjyqësore në Itali.

Berlusconi ishte përballur me akuza për prostitucion me të mitur, ndërsa më vonë u lirua nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Blerësi i pronës është i regjistruar në Luksemburg, por mediat italiane e lidhin atë me familjen Al Thani, që sundon Katarin prej më shumë se një shekulli e gjysmë.

Shitja e vilës pritet të ndihmojë në përmirësimin e situatës financiare të trashëgimtarëve të Berluskonit, të cilët që nga viti 2023 po përpiqen të përmbushin detyrimet e përcaktuara në testamentin e tij.

Sipas La Repubblica, ndër pagesat më të mëdha janë rreth 100 milionë euro për ish-partneren e Berluskonit dhe për vëllain e tij, Paolo Berlusconi. /Periskopi

Të ngjashme
Dita e 25'të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para objektit të Kryeministrisë

Parashikim i pazakontë para ndeshjes Skoci – Brazil: Një UFO do të rrëmbejë Neymarin dhe Viniciusin!

Basha: Aksidenti me vdekje në autostradë ndodhi pasi drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën

Rubio: Bisedimet e ardhshme me Iranin në nivel ekspertësh, nisin më 30 qershor

Policia publikon foton e një gruaje, kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Çmimi i arit bie nën 4,000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025

Lojtari i Anglisë refuzoi t’i japë dorën yllit të Ganës, Thomas Parteyt

Del pasuria e Edi Ramës: 100 mijë euro të ardhura jashtë pagës së Kryeminsitrit, Linda bleu 200 mijë euro pronë

Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

Arrestohet njё i dyshuar për veprёn penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

0:000:00