Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Dhjetëra mijëra qytetarë, po vazhdojnë protestën kundër investimeve të huaja në zonën e mbrojtur në Zvërnec të Vlorës.

E në këtë protestë, po vazhdon të shihet edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Kjo ka shtyrë që të reagojë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë.


Kryetari i saj, Hysni Gucati, thotë se flamuri i UCK-së, nuk duhet të përdoret për arsye politike.


“Ky është flamur i UÇK-së e ka vendin nëpër arkiva, institucione, memorial, në organizata të veteranëve apo shoqata të dala nga lufta e jo në protesta. Ky flamur mund të përdorët në protesta vetëm kur veteranët protestojnë për ligjin e vlerave të luftës dhe protestojnë për vete atëherë duhet me marshu ne me këtë flamur”, ka thënë Gucati.


Për këtë çështje, Gucati ka fajësuar edhe organizatorët e protestës.


“Dritan Goxhaj duhet me na kërkuar falje ne, me thanë kam gabuar që kam fol në emër të luftëtarëve dhe nuk është anëtar i organizatës së veteranëve të luftës. Nëse me gjenë ai mua një dokumente që ka qenë anëtar i organizatës së veteranë të luftës unë nuk jam më. Dritan Goxhaj nuk është, mos të keqpërdorët flamuri i UÇK-së, nuk e kemi atë drejtë me përdorë flamurin e UÇK-së në këto protesta që nuk ia dimë as kryet, as kush është organizatori nuk e dimë as çka kërkojnë. Vetëm dy fjalë i kemi dëgjuar aty “burg Rama”, “burg Berisha”’, u shpreh ai.

E së fundmi, vet kryeministri shqiptar, publikoi një letër.


Në të thuhej se Goxhaj refuzoi t’i bashkohej UCK-së.


Madje letra mban firmën e Xheladin Gashit, të njohur si Komandant Plaku.


“Letra është e nënshkruar prej komandant Xheladin Gashi – Plaku në Shqipëri, në tokën shqiptare. Ata njerëz të cilët kanë dyshime apo hamendje, mos të dyshojnë ajo letër që e ka qit Edi Rama, apo kush do që e ka qit dhe është bërë publike, është letër prej komandant Plaku. Dritan Goxhaj, ka qenë diku dy muaj në vitin 1999, në prill dhe maj edhe atë ka qenë i paguar ka 800 marka i ka marrë në atë kohë prej shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shprehet kreu i OVL-UÇK-së.


Për këtë çështje, Tëvë1 të mërkurën ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga vet Dritan Goxhaj.


Por ky i fundit, nuk ka pranuar të flas./Periskipi/

Të ngjashme
Xhaka starton ndaj Kanadasë, Jashari në stol

Xhaka starton ndaj Kanadasë, Jashari në stol

Dita e 25'të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para objektit të Kryeministrisë

Dita e 25'të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para objektit të Kryeministrisë

Parashikim i pazakontë para ndeshjes Skoci – Brazil: Një UFO do të rrëmbejë Neymarin dhe Viniciusin!

Parashikim i pazakontë para ndeshjes Skoci – Brazil: Një UFO do të rrëmbejë Neymarin dhe Viniciusin!

Basha: Aksidenti me vdekje në autostradë ndodhi pasi drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën

Basha: Aksidenti me vdekje në autostradë ndodhi pasi drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën

Rubio: Bisedimet e ardhshme me Iranin në nivel ekspertësh, nisin më 30 qershor

Rubio: Bisedimet e ardhshme me Iranin në nivel ekspertësh, nisin më 30 qershor

Policia publikon foton e një gruaje, kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Policia publikon foton e një gruaje, kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Çmimi i arit bie nën 4,000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025

Çmimi i arit bie nën 4,000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025

Shitet për 350 milionë euro vila e festave “Bunga Bunga” e Berlusconit

Shitet për 350 milionë euro vila e festave “Bunga Bunga” e Berlusconit

Lojtari i Anglisë refuzoi t’i japë dorën yllit të Ganës, Thomas Parteyt

Lojtari i Anglisë refuzoi t’i japë dorën yllit të Ganës, Thomas Parteyt

Del pasuria e Edi Ramës: 100 mijë euro të ardhura jashtë pagës së Kryeminsitrit, Linda bleu 200 mijë euro pronë

Del pasuria e Edi Ramës: 100 mijë euro të ardhura jashtë pagës së Kryeminsitrit, Linda bleu 200 mijë euro pronë

Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

0:000:00