Shqipëri: Priten gjoba deri në 100 mijë euro për operatorët që nuk mbrohen nga hakerët

Shqipëri: Priten gjoba deri në 100 mijë euro për operatorët që nuk mbrohen nga hakerët

Mosraportimi i një sulmi kibernetik, fshehja e të dhënave mbi infrastrukturat digjitale apo neglizhimi i masave të sigurisë mund t’u kushtojë operatorëve në Shqipëri deri në 10 milionë lekë gjobë (100 mijë euro).

Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurinë kibernetike” i hedhur për konsultim publik, i cili ashpërson masat ndëshkuese dhe zgjeron kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Sipas draftit, gjobat për një sërë shkeljesh do të rriten deri në 10 herë krahasuar me legjislacionin aktual. Konkretisht, raportimi i pasaktë i infrastrukturave kritike ose mosdeklarimi i pikave të kontaktit do të ndëshkohet me gjoba nga 2 deri në 4 milionë lekë të reja (mbi 20 mijë deri në mbi 40 mijë euro), nga 200-400 mijë lekë (2-4 mijë euro) që janë aktualisht, raporton “Shqiptarja“.

Ndërkohë, operatorët që nuk zbatojnë masat korrigjuese të kërkuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apo nuk ndërmarrin veprime për bllokimin e kërcënimeve, rrezikojnë penalitete deri në 10 milionë lekë (100 mijë euro), ose më shumë se 100 mijë euro.

Projektligji sjell edhe detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme. Ata do të duhet të vetëdeklarojnë masat e sigurisë kibernetike që zbatojnë, si dhe të raportojnë në detaje mënyrën e hostimit dhe administrimit të sistemeve të tyre, përfshirë vendndodhjen fizike të infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud. Mosdorëzimi në afat i këtyre deklarimeve do të ndëshkohet me 5 milionë lekë gjobë (mbi 50 mijë euro), ndërsa deklarimet e pasakta me deri në 3 milionë lekë (mbi 30 mijë euro).

Një tjetër risi e rëndësishme është forcimi i rolit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i cili do të marrë kompetenca të reja, duke përfshirë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve vulnerabël në hapësirën kibernetike.

Për herë të parë, AKSK do të pajiset edhe me atributet e Policisë Gjyqësore për hetimin teknik të incidenteve kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ndërkohë, për të rritur kapacitetet parandaluese, do të krijohet Grupi Ndërinstitucional i Inteligjencës Kibernetike, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

Sipas relacionit shoqërues, ngritja dhe funksionimi i strukturave të reja, përfshirë CSIRT-et sektoriale, ekipe të përgjigjes ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike, do të ketë një kosto vjetore prej 350-450 milionë lekësh (3.7 deri në 4.7 milionë euro). Për vitin 2026, shpenzimet parashikohen në nivelin 120-150 milionë lekë (deri në gati 1.4 milion euro) dhe do të mbulohen nga buxhetet ekzistuese të institucioneve. /Periskopi

Të ngjashme
Lojtari i Anglisë refuzoi t’i japë dorën yllit të Ganës, Thomas Parteyt

Lojtari i Anglisë refuzoi t’i japë dorën yllit të Ganës, Thomas Parteyt

Del pasuria e Edi Ramës: 100 mijë euro të ardhura jashtë pagës së Kryeminsitrit, Linda bleu 200 mijë euro pronë

Del pasuria e Edi Ramës: 100 mijë euro të ardhura jashtë pagës së Kryeminsitrit, Linda bleu 200 mijë euro pronë

Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Rrëzohet shtylla elektrike në Vranjevc(FOTO)

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

Arrestohet njё i dyshuar për veprёn penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

Arrestohet njё i dyshuar për veprёn penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

0:000:00