Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

E ardhmja e Albert Gudmundsson mund të jetë larg Firences.

Sulmuesi islandez është futur në radarët e Juventusit, ndërsa agjentët e tij po punojnë për të gjetur një destinacion të ri gjatë afatit të verës.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë informuar për mundësinë e transferimit të 28-vjeçarit, i cili mund të largohet nga Fiorentina për një shifër mes 15 dhe 18 milionë eurosh.

Formula që po përmendet më shumë është ajo e huazimit me detyrim blerjeje, një zgjidhje që do t’i lejonte Juventusit të shpërndante koston e operacionit në disa faza.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse trajneri Luciano Spalletti do ta konsiderojë Guomundssonin si përforcimin e duhur për repartin ofensiv.

Pas një sezoni me ulje-ngritje te Fiorentina, islandezi nuk arriti të përsërisë shifrat që kishte regjistruar te Genoa.

Në edicionin 2025/26 ai zhvilloi 32 ndeshje në Serie A, duke realizuar 5 gola dhe 4 asistime me fanellën vjollcë.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e islandezit.

Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët për formulën e transferimit, Guomundsson mund të veshë fanellën bardhezi dhe të nisë një aventurë të re në Torino. / Periskopi/

Të ngjashme
Presidentja, Kryetari dhe Administratori

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Përtej fituesve dhe humbësve, çfarë po i thonë qytetarët politikës?

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

99.72% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe 7 kuti

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe i Luftës së UÇK-së, Prof. Faik Dodaj

Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Lufta në Ukrainë – aleatët e ngushtë evropianë të Zelenskyt vendosin 5 kushte për bisedimet e paqes me Rusinë

0:000:00