Arrestohet në Prishtinë 21-vjeçari i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me burgim për veprën penale “Grabitje”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar në kuadër të veprimeve operative dhe hetimore që po ndërmerren për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arrestuar F.Sh., 21 vjeç, ndaj të cilit ishte shqiptuar dënimi prej tre vjetësh e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.
Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në lidhje me rastin dhe personin e arrestuar./Periskopi











