Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Qytetarët janë mbledhur sërish, më 20 qershor, para godinës së Kryeministrisë në protestën mbarëkombëtare të paralajmëruar si një nga tubimet me pjesëmarrjen më të madhe.


Pjesëmarrësit janë nisur fillimisht nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Atmosfera në shesh është shoqëruar me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur për t’iu bashkuar protestës.

Ata kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë, duke e cilësuar protestën si një tubim qytetar me shtrirje mbarëkombëtare.

Në protestën qytetare marrin pjesë dhe përfaqësues nga Diaspora, të cilët kanë përshkuar kilometra të tërë për t’iu bashkuar tubimit.

Protesta me flamuj kombëtarë

Klan News raporton se, pjesëmarrja është masive.

“Pjesëmarrja është relativisht shumë masive, krahasuar me ditët e tjera në këtë orar, ndërsa nuk kanë munguar dy flamuj të mëdhenj, të cilët kanë shoqëruar turmën. Vazhdon grumbullimi i qytetarëve, ashtu siç është paralajmëruar, për sa i përket grumbullimit në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Ndërkohë, një pankartë “I Love Çamëria” është vendosur në mes të turmës. Nga ana tjetër, nuk mungojnë flamuri kombëtar, flamuri i Kosovës, flamuri i SHBA-ve dhe flamuri i BE-së. Të paktën 80% e tyre janë të veshur me flamurin kuqezi, pasi është një protestë, e cila i është kushtuar shqiptarëve që janë jashtë vendit.”, theksoi gazetarja.

“Të urojmë që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më lehtë”, u shpreh një prej protestusve, e cila i përcolli këtë mesazh kryeministrit të vendit.

Rama refuzon dorëheqjen

Më herët, gjatë kësaj të shtune, Kryeministri Edi Rama, pohoi në mbledhjen me Grupin Parlamentar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se vendin nuk do ta lë në dorë “të zhurmuesve”.

“Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Se gjithmonë e më shumë njerëzit fillojnë, shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush këtë. Natyrisht, tërheqja pak nga pak e syve të atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme dhe është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. Ujërijnë të mblidhet këtu kombi.

Njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të pagave, të mirëpaguarit, e kuptojnë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. S’i kam dhënë përgjigje kujt, se më është dukur sikur një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët; ajo duhet të dëgjojë. Duhet ta dëgjojë një grup parlamentar, flas për një grup qeverisës, duhet ta dëgjojë gjithçka që thuhet në atë sheshin e xhirimeve“, u shpreh Rama.

Afati për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit i kanë lënë një afat kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar këtij të fundit të largohet nga detyra brenda të dielës së 21 qershorit.

Të ngjashme
Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

0:000:00