Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një SMS të ri mashtrues që po qarkullon, i cili paraqitet rrejshëm në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, mesazhi pretendon se qytetarët kanë gjoba të papaguara trafiku dhe kërkon që ata të klikojnë në linqe të dyshimta.
Autoritetet theksojnë se ky mesazh nuk është zyrtar dhe përbën tentativë mashtrimi.
“KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.
– Mos klikoni në linqe të dyshimta.
– Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
– Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
– Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
– Fshijeni menjëherë.
– Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
– Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192”, thotë Policia.
Në redaksinë e Klankosova.tv ka mbërritur edhe një rast nga një lexues, i cili ka dërguar disa mesazhe mashtruese që i ka pranuar.
Ai ka deklaruar se çka ka përmbajtur mesazhi. “Mesazhi më kërkon të paguaj për një shkelje të pretenduar në Autostradën Ibrahim Rugova dhe më dërgon në një link të dyshimtë që duket si faqe zyrtare”, teksa vet lexuesi ka dërguar edhe fotografi të mesazheve të pranuara si në vijim:












