Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili kanë shprehur shqetësime serioze për cilësinë e fushës në ‘MetLife Stadium’ të East Rutherford, në Shtetet e Bashkuara, gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Lojtarë dhe trajnerë nga të dyja përfaqësueset kanë kritikuar sipërfaqen e lojës, duke e cilësuar atë si tepër të fortë, të thatë dhe jo të njëtrajtshme në disa zona, çka sipas tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin e topit dhe cilësinë e lojës.

Edhe mbrojtësi William Saliba ndau të njëjtin qëndrim, duke kritikuar kushtet e fushës.

Ankesa të ngjashme kishte bërë më herët edhe ylli i Brazilit, Vinicius Junior, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sulmuesi brazilian theksoi se temperaturat e larta dhe kushtet e thata e dëmtojnë shpejt barin natyral, duke e bërë më të vështirë kontrollin e lojës dhe zhvillimin e aksioneve.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, u tregua më diplomatik në komentet e tij, duke pranuar se kushtet nuk janë ideale, por duke nënvizuar nevojën për t’u përshtatur.“Duhet të mësohemi me këto kushte. Mund të ketë pak beton nën sipërfaqen e barit. Bari këtu është shumë i shkurtër. Megjithatë, ne do të përshtatemi. Është e qartë se kjo ndryshon disa aspekte të lojës, por ne i marrim parasysh këto detaje teknike”, deklaroi Deschamps.

Cilësia e fushave ka qenë një nga temat më të diskutuara në javët e para të Botërorit 2026, ndërsa organizatorët pritet të monitorojnë nga afër gjendjen e terreneve për pjesën e mbetur të turneut./Periskopi/

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

0:000:00