Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson se sigurimi i qasjes në gazin e lëngshëm natyror – amerikan (LNG) dhe zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme për të duhet të trajtohen si prioritete strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit.

Kosova vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentrale të stërvjetruara me linjit dhe import të energjisë, derisa bizneset dhe ekonomia përballen me pasiguri të vazhdueshme në furnizim dhe me kosto të larta. Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në linja të reja të gazit dhe po sigurojnë qasje në burime më të ndryshme energjetike, Kosova rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve që do të përcaktojnë konkurrueshmërinë ekonomike në vitet në vazhdim.

Për komunitetin e biznesit, çështja e energjisë nuk është më vetëm çështje furnizimi, por çështje mbijetese dhe konkurrence. Ndikimin e kostove të energjisë te bizneset vendore e kemi parë pas daljes së qindra ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë. Disa prej tyre tashmë po përballen me vështirësi serioze operimi, ndërsa ka biznese që po shqyrtojnë seriozisht zhvendosjen e fabrikave të tyre në vendet fqinje për shkak të pamundësisë për të përballuar kostot aktuale të energjisë.

Prandaj, qasja në gaz natyror do t’i jepte Kosovës një alternativë të rëndësishme për diversifikimin e burimeve energjetike, do të rriste sigurinë e furnizimit dhe do të krijonte kushte më të favorshme për zhvillimin e industrisë dhe prodhimit vendor. Njëkohësisht, investimet në këtë drejtim do të forconin edhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e vendit në rrjetin rajonal të gazit natyror dhe të punojë seriozisht për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Institucionet duhet të kenë parasysh se bizneset janë shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Nëse kostot vazhdojnë të rriten, konkurrueshmëria bie, ekziston rreziku real që një pjesë e këtyre bizneseve të mos operojnë më në Kosovë. Prandaj, vendimet strategjike për energjinë nuk duhet të shtyhen. Ato janë vendime për të ardhmen ekonomike të vendit, për ruajtjen e vendeve të punës dhe për krijimin e kushteve që bizneset të investojnë e të rriten në Kosovë, e jo jashtë saj./ Periskopi/

Të ngjashme
Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

0:000:00