Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka arritur të krijojë një marrëveshje të përbashkët politike dhe një kandidat të përbashkët, duke vlerësuar se në këto rrethana vendi do të vazhdojë të udhëhiqet nga agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka theksuar se vetëm një bashkim i opozitës me një kontratë të qartë politike dhe me një kandidat të përbashkët për president mund të ndryshojë situatën aktuale politike në vend.

“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbaton agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë, ose ne do të mundshim me jetu jo vetëm në epokën e tij por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, tha ai.

Sipas tij, mungesa e një alternative të organizuar opozitare po i jep mundësi Kurtit të vazhdojë me politikat e tij dhe ta çojë vendin sërish në zgjedhje.


“Përderisa nuk kemi, një kontratë edhe s’kemi një ofertë, ne jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti dhe ai do ta zbaton atë që di më së miri, një lloj eksperimentimi me Kosovën e do të na dërgon në zgjedhje prapë. Pra kjo është ajo që e di edhe ajo që po ndodh. Nga përvoja ime politike e gjatë unë po e lexoj këtë”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se opozita mund të bëhet faktor vendimtar nëse arrin marrëveshje të përbashkët, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

“Opozita mundet pra, me hy e me qenë faktor në marrjen e fatit të vendit në dorë, duke pasur një kontratë mes vete edhe një kandidaturë për president. Nëse dikush nga opozita e merr mbështetjen e opozitës, gjithsesi që do ta mbështesja, nëse do të isha i propozuar (për president) do ta shqyrtoja. Pra, nuk jam kandidat, nuk kam kushte, nuk kam kërkesë për askënd. Ne nuk bëhemi pjesë e qeverisjes ose vazhdimit të qeverisjes Kurti, se e kemi shpjeguar disa herë sa e dëmshme edhe sa humbje është për Kosovën. Po e thashë edhe një herë, përderisa VV nuk bie nën 40%, do të jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti, në eksperimentin Kurti. Mundemi me e pengu këtë, mundemi me e ndryshu vetëm nëse bëhemi bashkë opozita”, tha ai.

Të ngjashme
Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

0:000:00