Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Faza e grupeve në Kupën e Botës po hyn në momentet më vendimtare, teksa sonte dhe në orët e para të mëngjesit zhvillohen ndeshjet e raundit të tretë që do të përcaktojnë ekipet që vazhdojnë garën në fazën e eliminimit direkt dhe ato që i japin fund aventurës së tyre në turne.

Programi nis nga ora 21:00 me përballjet e Grupit B. Në qendër të vëmendjes do të jetë dueli mes Zvicrës dhe Kanadasë, dy kombëtare që kanë grumbulluar nga katër pikë pas dy ndeshjeve të para. Takimi pritet të vendosë jo vetëm ekipin që siguron kualifikimin, por edhe liderin e grupit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja dhe Katari, që kanë nga një pikë, do të luftojnë për shpresat e tyre për kualifikim. Një fitore mund t’i mbajë gjallë në garën për një vend në fazën tjetër, varësisht edhe nga rezultati i ndeshjes tjetër të grupit.

Pas mesnate, nga ora 00:00, vëmendja zhvendoset te Grupi C. Brazili përballet me Skocinë në një sfidë me peshë të madhe, ndërsa Maroku luan ndaj Haitit. Brazili dhe Maroku kryesojnë grupin me nga katër pikë, ndërsa Skocia ka tre dhe synon të sigurojë një vend në fazën nokaut. Haiti, në anën tjetër, tashmë ka humbur çdo mundësi për të vazhduar më tej në turne.

Ndërkohë, nga ora 03:00 zhvillohen ndeshjet e Grupit A. Meksika, e cila tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër falë gjashtë pikëve të grumbulluara, do të përballet me Çekinë. Në takimin tjetër, Koreja e Jugut do të luajë kundër Afrikës së Jugut.

Meksika kryeson grupin me maksimumin e pikëve, ndërsa Koreja e Jugut renditet e dyta me tri pikë. Çekia dhe Afrika e Jugut kanë nga një pikë secila dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Me shumë skenarë të hapur dhe me vendet në fazën e eliminimit direkt ende të papërcaktuara, nata e sotme pritet të sjellë emocione të mëdha dhe verdikte të rëndësishme në Kupën e Botës./ Periskopi/







Të ngjashme
Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

0:000:00