Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit pritet të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit, shkruan CNN.
“Bisedimet po vazhdojnë. Kjo është vetëm një pauzë e përkohshme dhe jo një pezullim i procesit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Hussain Andrabi, në një konferencë për media të mërkurën.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar javën e kaluar midis SHBA-së dhe Iranit synon të ndalë luftimet, të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të ofrojë lehtësim ekonomik për Iranin në këmbim të një zotimi për të mos zhvilluar kurrë armë bërthamore. Por ai lë pa zgjidhur detaje thelbësore si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit dhe rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, të cilat duhet të trajtohen gjatë 60 ditëve të negociatave me shumë peshë.
“Ky është fillimi i një procesi. Rezultatet dhe përfundimet pozitive do të bëhen më të qarta ndërsa përparon procesi”, tha Andrabi./ Periskopi/












