Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Muhamet Hamiti, në vazhdën e kërkesave për dorëheqje të Lumir Abdixhikut nga kreu i partisë, ka kërkuar zgjedhje të brendshme në LDK që nxjerr lidhership të ri.

Ai vuri në pah se LDK kishte fituar në zgjedhje derisa në krye të saj ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe tha se me kryetarët e tjerë që ishin, LDK ishte në vend të dytë, ndërsa shtoi se qe nga 2021-a kur në krye të saj u vu Lumir Abdixhiku, LDK në të gjitha garat zgjedhore doli e treta.

“Për herë të fundit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka fituar zgjedhjet nacionale në Kosovë në vitin e largët 2004, siç i kishte fituar të gjitha zgjedhjet paraprake nën drejtimin e liderit historik të LDK-së dhe të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë në janar të vitit 2006. Nën drejtimin e tre kryetarëve të LDK-së mbas Rugovës, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut, LDK-ja ka dalë e dyta, në kohët e fundit e treta. Prej vitit 2021, në katër palë zgjedhje, ka dalë e treta. Ky është rezultat katastrofal për partinë e Ibrahim Rugovës”.

Mbas “përçarjeve në gjirin e saj”, Hamiti tha se rëniet e mëdha të LDK-së kanë ndodhur më 2007 dhe më 2021.


“Një ringritje të shënueshme, por jo të mjaftueshme për të dalë e para në zgjedhje, LDK-ja e ka pasur më 2019. Erdhi pastaj dështimi i madh i 2021-shit, prej të cilit s’po ia del të ringrihet, për të keqen e vet dhe të Kosovës. Këto janë evidenca për performancën e LDK-së që shumica e anëtarëve të saj e shohin të pakënaqshme. Brenga e tyre është fati i LDK-së dhe i Kosovës, e cila i ka pasur punët më mirë në rrafsh demokratik kur vendi ynë ka ndjekur politika rugoviste: të matura, të urta, por të qëndrueshme, konsistente, për zhvillim të brendshëm shoqëror dhe ekonomik, sundim të ligjit, konsolidim të demokracisë dhe të shtetit, dhe orientim të palëkundur euro-atlantik. Të gjitha këto i mungojnë Kosovës sot”.

Hamiti tha se është koha e fundit tash që LDK-ja të bëjë çmos që të ringrihet.

“Për këtë i duhet mendim për strategjinë që do të ndjekë për ta rifituar besimin e humbur të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e populizmit, për çka po paguajnë çmim të lartë. Prej pavarësisë, Kosova i ka punët më së keqi sot, në 5-6 vitet e fundit, prej kur sundon lideri populist i Vetëvendosjes majtiste, Albin Kurti. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur rënien dhe ka mbetur në këtë trajektore prej kur ka nisur t’u ngjajë partive të tjera, rivaleve të veta”.

Prandaj, thotë Hamiti, sot LDK-ja duhet ta rimendojë pozicionin e vet duke ruajtur parimet themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste, më saktë duke u rikthyer në vlerat e veta tradicionale të partisë rugoviste, sigurisht në rrethana të reja.

“Dimensioni etik në politikë është kryesori – ky është rugovizëm në thelb – dhe po i mungon klasës politike në Kosovë. Kërkohet unitet demokratik mbi baza të politikave të përpunuara në përballje me realitetin e sotëm, shoqëror dhe ekonomik së brendshmi, gjeostrategjik në raport me botën e jashtme. Alfa dhe omega e demokracisë është besimi. Për ta kthyer besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të vet sot dhe të qytetarëve të Kosovës nesër, e para punë që duhet të ndodhë në LDK janë zgjedhjet e brendshme, konsolidimi i plotë i saj, që do të nxjerrë lidership të ri që, mbi platformë gjithëpërfshirëse, të nisë rrugën e vështirë dhe të gjatë të rimëkëmbjes së LDK-së dhe të Kosovës”.

Të ngjashme
Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

Wolfgang Petritsch: Demokracia në Kosovë po keqpërdoret për arsye partiake

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

“Boll se nuk duroj më, mos u merr me llafe grash”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

0:000:00