La fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, e ëma gjobitet me 300 euro nga Policia në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjobitur me 300 euro, pasi i kishte lënë fëmijët e saj të mbyllur në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren, shkruan Periskopi.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 17:50, kur Policia ka pranuar informacion se në një automjet të parkuar ndodheshin disa fëmijë të mbyllur brenda, të rraskapitur nga temperaturat e larta.
"Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia. Në ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes 'Moskujdes ndaj të miturit'", thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke theksuar se në asnjë rast fëmijët nuk duhet të lihen të mbyllur në automjete, pasi pasojat mund të jenë fatale.
Apeli vlen edhe për kujdes të shtuar ndaj të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore gjatë valës së të nxehtit.
Postimi i plotë:











