Jurgen Klopp për golin e anuluar të Gjermanisë: Në rast që është i parregullt, Arsenal s’do të ishte kampion i Anglisë

Jurgen Klopp për golin e anuluar të Gjermanisë: Në rast që është i parregullt, Arsenal s’do të ishte kampion i Anglisë

Jurgen Klopp ka kritikuar ashpër vendimin e VAR-it për të anuluar golin e Gjermanisë në vazhdime ndaj Paraguait, pas eliminimit tronditës të katër herë kampionëve të botës në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026.

Gjermania u eliminua pas humbjes në penallti ndaj Paraguait pas barazimit 1-1 në 120 minuta lojë, por gjermanët mbeten të zemëruar për golin e Jonathan Tah në kohën shtesë, i cili mund të kishte rezultuar vendimtar për kualifikimin.

Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Jalal Jayed vendosi ta anulonte golin, duke vlerësuar se Waldemar Anton kishte shkaktuar faull ndaj portierit të Paraguait, Orlando Gill, gjatë aksionit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Klopp, i cili gjatë Kupës së Botës ka punuar si analist për Magenta TV, nuk e fshehu pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi dhe njëkohësisht bëri edhe një koment ironik në drejtim të Arsenalit.

“Nëse ai gol është i parregullt, atëherë Arsenali nuk do të ishte kampion i Anglisë”.

“Ata kanë shënuar 60 për qind të golave të tyre pikërisht në atë mënyrë”.

“Ne e fitojmë ndeshjen në momentin kur topi hyn në rrjetë. Prandaj, natyrisht që kjo është brutale”, deklaroi Klopp.

Arsenali ishte bërë i njohur gjatë sezonit 2025/26 për efikasitetin e tij në situatat standarde, veçanërisht nga goditjet nga këndi, duke marrë njëkohësisht edhe kritika nga rivalët për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre aksioneve.

Edhe eksperti i ESPN për VAR-in, Andy Davies, vlerësoi se nuk kishte kontakt të mjaftueshëm për anulimin e golit të Tah.

“Ky nuk ishte një bllokim i parregullt nga Anton dhe goli duhej të ishte pranuar. Ishte një ndërhyrje e dobët nga VAR-i dhe një vendim po aq zhgënjyes nga arbitri i ndeshjes për të ndryshuar vendimin fillestar dhe për ta anuluar golin”.

“Mbrojtësi gjerman kishte të drejtë të mbante pozicionin e tij në këtë situatë, ndërsa në fakt ishte portieri i Paraguait ai që u përplas me lojtarin gjerman dhe u rrëzua sapo ndjeu kontaktin, më shumë sesa si rezultat i një faulli të vërtetë nga Anton”.

“Ishte një proces i dobët dhe një rezultat i gabuar nga ana e zyrtarëve të ndeshjes”, përfundoi ai./Periskopi/



Të ngjashme
Jep dorëheqje gazetarja e RTK’së, reagon Flutura Kusari: RTK duhet të quhet Radio Televizioni i Lëvizjes Vetëvendosje

Jep dorëheqje gazetarja e RTK’së, reagon Flutura Kusari: RTK duhet të quhet Radio Televizioni i Lëvizjes Vetëvendosje

Dyshohet se një i ri është fundosur në Batllavë

Dyshohet se një i ri është fundosur në Batllavë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Drenas

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Drenas

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA-së dhe Iranit?

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA-së dhe Iranit?

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babai i tij

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babai i tij

Mediat në Kosovë përballen me sfida financiare, varësia nga tregu po cenon pavarësinë editoriale

Mediat në Kosovë përballen me sfida financiare, varësia nga tregu po cenon pavarësinë editoriale

Mbahet tryezë diskutimi për gazin amerikan, theksohet rëndësia e tij në sektorin energjetik

Mbahet tryezë diskutimi për gazin amerikan, theksohet rëndësia e tij në sektorin energjetik

Dalin pamjet e arrestimit të Driton Goxhajt

Dalin pamjet e arrestimit të Driton Goxhajt

“Konflikti për kositjen e livadhit çoi në vrasjen e hoxhës në Dragash”, Policia: Mund të jetë një motiv i tillë

“Konflikti për kositjen e livadhit çoi në vrasjen e hoxhës në Dragash”, Policia: Mund të jetë një motiv i tillë

Arrestohet Dritan Goxhaj

Arrestohet Dritan Goxhaj

12 ushtarakë të FSK-së përfundojnë trajnimin për sistemet moderne të komunikimit

12 ushtarakë të FSK-së përfundojnë trajnimin për sistemet moderne të komunikimit

“Sot jam detyruar të largohem nga RTK”, edhe një gazetare e RTK-së jep dorëheqje

“Sot jam detyruar të largohem nga RTK”, edhe një gazetare e RTK-së jep dorëheqje

0:000:00