Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

Tragjedia në Prizren – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim një personi pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. Viktima ka qenë, Valmir Morina, 26-vjeçar.

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.G., për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358, par. 7 (Nëse vepra rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave”.

‘’ Me datë 22 qershor, rreth orës 08:15 minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:


Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës (me pasoja vdekjen e një personi).

Prizren, 24 qershor 2026– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin A.G., , e cila mund të zgjasë deri më datën 22.07.2026, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358, par. 7 (Nëse vepra rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave” lidhur me par. 3 dhe 2 të KP-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 22 qershor, rreth orës 08:15 minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës paraprake, në bazë të provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, duke gjetur si të bazuar dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, vlerëson se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.

Duke pasur parasysh se faza hetimore është në procesin fillestar, duhet të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të merret në pyetje i pandehurit, dhe të merren edhe prova tjera materiale, gjithashtu duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të pasojave që janë shkaktuar në vendin e punës, Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit tani për tani është mase adekuate dhe e domosdoshme.

Gjykata po ashtu pret zhvillim të shpejtë dhe efikas të rastit nga Prokurori i Shtetit, me qëllim të zbardhjes së rastit.

Të ngjashme
Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

Blerim Latifi: LDK’ja po i afrohet fundit të ekzistencës së saj historike

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Kupa e Botës 2026-të: Sonte nis beteja vendimtare për fazën nokaut

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme, kërkojnë rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

Hamiti: LDK për herë të fundit fitoi zgjedhjet më 2004, nga 2021 doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

0:000:00