Klose uron Messin për rekordin historik

Klose uron Messin për rekordin historik

Legjenda gjermane Miroslav Klose ka përgëzuar Lionel Messi pasi ylli argjentinas u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Messi vendosi rekordin e ri në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, ku realizoi dy gola dhe e çoi totalin e tij në 18 gola në Botëror, duke lënë pas Klosen, i cili e kishte mbyllur karrierën me 16 gola.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është i jashtëzakonshëm. Për mua, Leo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Urime, kampion!”, deklaroi Klose.

Ish-sulmuesi gjerman kishte mbajtur rekordin që nga viti 2014, por më herët kishte pranuar se ishte i lumtur nëse ishte pikërisht Messi ai që do ta thyente atë.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Messi është më se i mirëpritur ta bëjë këtë. Kam qenë gjithmonë një admirues i tij”, kishte thënë Klose para nisjes së Botërorit 2026.

Messi shkruan histori në Dallas

Kapiteni i Argjentinës kishte barazuar rekordin e Kloses me 16 gola pas het-trikut ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse. Ndërsa përballë Austrisë ai kaloi në krye i vetëm.

Goli i parë i mbrëmjes erdhi në minutën e 38-të dhe ishte i 17-ti i tij në Kupat e Botës. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Messi realizoi sërish për të vulosur fitoren dhe për të ngritur shifrën në 18 gola.

Ky sukses siguroi edhe kualifikimin e Argjentinës në fazën e eliminimit direkt një ndeshje para përfundimit të grupit.

Rekord pas një penalltie të humbur

Mbrëmja historike nuk nisi në mënyrën më të mirë për tetë herë fituesin e Topit të Artë. Në minutën e nëntë ai humbi një penallti, por më pas reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është e pabesueshme mënyra se si ndodhi gjithçka. Humba penalltinë, por ndoshta po ta shënoja nuk do të kisha arritur te dy golat e tjerë. Jam i lumtur për rezultatin dhe për punën e skuadrës”, tha Messi pas ndeshjes.

Argjentina synon mbrojtjen e titullit

Me gjashtë pikë nga dy ndeshje, Argjentina e drejtuar nga Lionel Scaloni ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër dhe vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar. Na jep qetësi për atë që na pret më tej. Ky është Botërori dhe çdo ndeshje është intensive”, përfundoi Messi.


Të ngjashme
Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Tetë vjet nga goli dhe shqiponja e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë

Tetë vjet nga goli dhe shqiponja e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

Pas Muriqit, ikën edhe trajneri, nënshkruan me skuadrën gjermane

Pas Muriqit, ikën edhe trajneri, nënshkruan me skuadrën gjermane

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës