Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten dy futbollistët më të mirë në Kupën e Botës 2026, duke minimizuar krahasimet me veten dhe duke theksuar se prioriteti i tij është suksesi i Francës.

Gjatë një konference për media, sulmuesi i Real Madridit u pyet për garën mes yjeve më të mëdhenj të futbollit dhe për mundësinë që të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve.

“Messi është lojtari më i mirë, së bashku me Cristianon, kjo është e qartë. Unë po përpiqem vetëm ta ndihmoj ekipin tim të fitojë një tjetër Kupë Bote. Të gjitha të tjerat janë tema për gazetarët”, tha Mbappe.

Francezi shtoi se nuk mendon për rekorde individuale apo për rivalitetet me sulmues të tjerë, pasi fokusi i tij është te ndeshja e ardhshme dhe objektivat e kombëtares.


“E dija që Leo do të shënonte, sepse ai gjithmonë shënon. Nëse realizon gola, afrohesh me rekordet, por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitojmë Kupën e Botës”, u shpreh ai.Mbappe foli edhe për evolucionin taktik të futbollit modern, duke vlerësuar ndikimin që skuadrat fituese kanë në mënyrën se si luhet futbolli.

“Skuadrat që fitojnë gjithmonë bëhen shembull për të tjerët. Dikur të gjithë donin të kopjonin Barcelonën, më pas Real Madridin dhe tani PSG-në. Por futbolli i kombëtareve është krejtësisht ndryshe”, tha ai.

Franca tani përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Irakut, pasi e nisi Botërorin me fitore 3-1 kundër Senegalit. Mbappe ishte protagonisti kryesor i asaj sfide me dy gola dhe pritet të udhëheqë sërish “Les Bleus” në kërkim të kualifikimit në fazën eliminatore./Periskopi

Të ngjashme
Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

0:000:00