Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

FIFA ka njoftuar se biletat për ndeshjet e Kupës së Botës 2026 janë pothuajse tërësisht të shitura, me shkallën e mbushjes së stadiumeve që ka arritur në 99.54 për qind.

Sipas gazetarit Rob Harris, organizatorët e turneut kanë publikuar statistika që tregojnë se pas zhvillimit të 36 prej gjithsej 104 ndeshjeve, numri total i tifozëve të pranishëm në stadiume ka arritur në 2,307,947, me një mesatare prej 64,110 spektatorësh për ndeshje.

Megjithëse stadiumet në Amerikën e Veriut në përgjithësi janë dukur të mbushura, në disa takime janë vërejtur ende sektorë të zbrazët, madje në raste të caktuara me mijëra ulëse të paplotësuara, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

FIFA fillimisht e shpjegoi këtë fenomen me faktin se shumë tifozë qëndronin në hapësirat e brendshme të stadiumeve dhe nuk kishin zënë vendet e tyre deri në fillimin e ndeshjeve.

Shifrat e publikuara nga FIFA konfirmojnë interesimin e jashtëzakonshëm për Botërorin 2026, i cili po tërheq numra rekord të spektatorëve në stadiumet e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës./Periskopi

Të ngjashme
Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

0:000:00