Izraeli nis sulme hakmarrëse ndaj Iranit pas goditjeve në veri të vendit

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në perëndim dhe qendër të Iranit, pas paralajmërimeve se do të kundërpërgjigjej ndaj sulmit të parë iranian mbi Izraelin që nga prilli.
Presidenti amerikan Donald Trump më herët i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të mos ndërmarrë hakmarrje për sulmet iraniane
Sipas disa mediave, përfshirë Fox News, Trump i ka thënë Iranit se “mjaft është mjaft”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se disa valë raketash të lëshuara drejt veriut të Izraelit janë “fillimi i një jave të plotë sulmesh të vazhdueshme”.
Sipas raportimeve, shumica e raketave të drejtuara ndaj Izraelit janë interceptuar.
Të dielën, Izraeli ka njoftuar se ka goditur objektiva të Hezbollahut në jug të Bejrutit, çka ka nxitur kërcënime për përgjigje nga Irani, në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve që nga armëpushimi i arritur në prill./ Periskopi/












