Trump thotë se do t’i kërkoj Netanyahut të mos hakmerret ndaj raketave iraniane

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin dhe se nuk dëshiron që ajo të dështojë për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
Në një intervistë për “Axios”, Trump tha se do të kontaktojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t’i kërkuar që të mos ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj Iranit.
“Do ta telefonoj Bibin tani dhe do t’i them të mos hakmerret. Secila palë e pati momentin e vet. Izraeli pati sulmin e tij, Irani pati sulmin e tij. Nuk kemi nevojë për një tjetër,” tha Trump.
Ai shtoi se një marrëveshje me Iranin është shumë afër dhe, sipas tij, do të jetë një marrëveshje e mirë.
“Nuk dua që ajo të dështojë për shkak të asaj që po ndodh tani,” citohet të ketë thënë ai.
Trump paralajmëroi gjithashtu se një përshkallëzim i ri i konfliktit do ta zgjaste luftën për dekada.
“Do të vazhdojë për 47 vjet – ose për 3,000 vitet e fundit,” u shpreh ai sipas Axios.
Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetarit Barak Ravid, Trump tashmë ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahun, duke cituar një zyrtar amerikan./ Periskopi/











