Sulmet iraniane, Netanyahu thërret takim urgjent të kabinetit të sigurisë

Sulmet iraniane, Netanyahu thërret takim urgjent të kabinetit të sigurisë

Pas përshkallëzimit të fundit të shkaktuar nga sulmet izraelite ndaj Libanit dhe sulmet e vazhdueshme iraniane, kryeministri izraelit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të sigurisë në orën 11:00.

Ky është një takim me dyer të mbyllura në të cilin do të marrë pjesë vetëm një grup i vogël ministrash kryesorë, sipas raportimeve nga mediat izraelite.

Irani dhe Izraeli janë përsëri në rrugën e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, vetëm pak ditë pas marrëveshjes për të zgjatur armëpushimin në Liban.

Mbledhja vjen pasi Irani nisi sulme ndaj Izraelit. Irani të dielën lëshoi raketa drejt Izraelit në bombardimin e parë të tillë që kur një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në fillim të prillit, duke komplikuar përpjekjet e ndërmjetësimit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.


“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, tha ushtria të dielën në një deklaratë.

Ushtria izraelite, IDF ka njoftoi gjithashtu këtë të hënë se identifikoi një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF./ Periskopi/

Të ngjashme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë

Irani nis “Operacionin Nasr” kundër Izraelit, ja çfarë do të thotë kjo

Irani nis “Operacionin Nasr” kundër Izraelit, ja çfarë do të thotë kjo

Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime

Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime

Numërohen të gjitha votat në Prishtinë, ky është rezultati

Numërohen të gjitha votat në Prishtinë, ky është rezultati

Florentino Perez nis epokën e re te Real Madridi: Mourinho rikthehet, vijnë Konate e Dumfries

Florentino Perez nis epokën e re te Real Madridi: Mourinho rikthehet, vijnë Konate e Dumfries

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Pejë: Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestuar

Pejë: Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestuar

Paralajmërohet rritja e çmimit të “Prishtina Parking”

Paralajmërohet rritja e çmimit të “Prishtina Parking”

Izraeli mbyll përkohësisht hapësirën ajrore pas interceptimit të një rakete nga Jemeni

Izraeli mbyll përkohësisht hapësirën ajrore pas interceptimit të një rakete nga Jemeni

Mbesin edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet aktuale të partive

Mbesin edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet aktuale të partive

Trump thotë se do t’i kërkoj Netanyahut të mos hakmerret ndaj raketave iraniane

Trump thotë se do t’i kërkoj Netanyahut të mos hakmerret ndaj raketave iraniane

Çmimet e naftës rriten pasi Irani lëshon raketa drejt Izraelit

Çmimet e naftës rriten pasi Irani lëshon raketa drejt Izraelit

0:000:00