DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e parë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen sot në Kosovë.

Ismet Kryeziu nga DnV tha se sipas të dhënave nga terreni 1.6% e vendvotimeve janë hapur me vonesë.

“Rikujtojmë se sot, përveç misionit vendor të Demokracisë në Veprim, nuk kemi asnjë mision tjetër ndërkombëtar në vëzhgimin e këtij procesi. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm rolin edhe përgjegjësinë tonë edhe përkushtimin tonë sot për këtë proces. Në këtë fazë të hershme, vëzhguesit tanë kanë raportuar disa gjetje nga procesi i hapjes së vendvotimeve. Në territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2550 vendvotime, 2498 nga këto janë të rregullta edhe 52 me kusht. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve, edhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve. Në disa raste vonesat në hapje lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit”, ka deklaruar ai.

“Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme në funksionalizimin e kamerave ose në mënyrën se si janë vendosur kamerat, e që mund të cenojë edhe fshehtësinë e votës. Po ashtu vlen të theksohet se në 16% të vendvotimeve nuk ka asnjë grua anëtare të komisionit, komisionerëve në këto vendvotime”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se pranë qendrave të votimit janë gjetur materiale promovuese të partive politike.

“Qasja në qendrat e votimit dhe ambientit përreth tyre, çdo qytetar duhet të ketë qasje të barabartë për të mundur për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Megjithatë, për shumë persona me aftësi të kufizuara fizike, ushtrimi i kësaj të drejte vazhdon të shoqërohet me pengesa. Sipas vëzhguesve tanë, rreth 1/5 ose 19% e qendrave të votimit në Kosovë ende nuk ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për qasje të lehtë, duke kufizuar pjesëmarrjen e plotë të tyre në procesin demokratik.Ndërsa në ambientet jashtë qendrave të votimit, janë hasur materiale të subjekteve, materiale promovuese të subjekteve politike, meqenëse rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e tyre brenda në perimetrin prej 100 metrash,” tha Kryeziu./Periskopi

Të ngjashme
Kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00

Kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Kjo është platforma e KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

Kjo është platforma e KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Linja telefonike për informimin e votuesve dhe raportimin e parregullsive

Linja telefonike për informimin e votuesve dhe raportimin e parregullsive

Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, dëmtohet edhe një tjetër

Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, dëmtohet edhe një tjetër

Arrestohet një person në Prizren për krime lufte kundër popullësisë civile

Arrestohet një person në Prizren për krime lufte kundër popullësisë civile

Lista Serbe sërish voton në grup

Lista Serbe sërish voton në grup

KQZ: Votimi me asistencë lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve

KQZ: Votimi me asistencë lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve

KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

0:000:00