Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, dëmtohet edhe një tjetër

Një person ka raportuar në Polici se vetura e tij me targa vendore është përfshirë nga zjarri në rrugën C në Prishtinë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe eksperti i zjarreve, të cilët kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë tjetër me targa vendore.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE/Rr. C, Prishtinë / 06.06.2026 – 02:27. Ankusi m/k ka raportuar se është përfshirë nga zjarri vetura e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Si pasoj e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë tjetër me targa vendore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Periskopi/











