Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ushtrojnë të drejtën e votës, 65 persona me të drejtë votimi

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ushtrojnë të drejtën e votës, 65 persona me të drejtë votimi

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ka nisur procesi i votimit për personat e privuar nga liria që gëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.

Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë arritur me kohë në qendër, duke mundësuar zhvillimin e procesit sipas planifikimeve të parapara.

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Avni Miftari, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton ka obligim ligjor dhe kushtetues t’ua mundësojë të burgosurve ushtrimin e së drejtës së votës.

“Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë ardhur me kohë. Ne si institucion korrektues e kemi për obligim që secilit të burgosur t’ia ofrojmë këtë të drejtë për të votuar, e cila garantohet me Kushtetutë. Në këtë qendër për momentin kemi 65 të burgosur që kanë të drejtë vote”, tha Miftari.


Ai theksoi se përgatitjet për procesin zgjedhor janë bërë në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme, Qendrën Operative dhe ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor, duke siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Procesi i votimit në institucionet korrektuese synon t’u garantojë personave që gëzojnë të drejtën e votës pjesëmarrjen në proceset demokratike, në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës./Periskopi




Të ngjashme
Kaq qytetarë votuan deri më tani

Kaq qytetarë votuan deri më tani

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

0:000:00